Me program të pasur artistik IN Ansambli Muzikor Tetovë, shënoi festat e nëntorit
- Institucioni Nacional “Ansambli Muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut” – Tetovë, mbrëmë në skenën e Qendrës për Kulturë në Tetovë, realizoi koncertin festiv "NËN TINGUJT E NËNTORIT", me të cilin u shënuan datat historike të kombit shqiptar.
Tetovë, 24 nëntor 2024 (MIA) - Institucioni Nacional “Ansambli Muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut” – Tetovë, mbrëmë në skenën e Qendrës për Kulturë në Tetovë, realizoi koncertin festiv "NËN TINGUJT E NËNTORIT", me të cilin u shënuan datat historike të kombit shqiptar.
Përpara publikut intepretoi orkestra simfonike nën drejtimin e dirigjentëve Agona Çupi dhe Premtim Etemi, si dhe solistët e njohur: Besarta Murtazani, Jetmir Rexhepi, Leotrim Zejnulla, Diana Malollari Pajaziti dhe Betim Shabani.
Gjithashtu në këtë koncert si mysafir mori pjesë dhe u prezantua okteti koral "Iliricum" - Tetovë.
Në repertoarin artistik u luajtën vepra maestrale të kompozitorëve të njohur shqiptarë si Çesk Zadeja, Prenk Jakova, Lorenc Antoni, Avni Mula dhe shumë të tjerë.
Ky koncert u realizua për nder të festave më të mëdha të popullit shqiptar, 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip dhe 28 Nëntori – Dita e Flamurit.
"Institucioni Nacional Ansambli Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut" – Tetovë mbetet i përkushtuar në pasurimin e ofertës kulturore, promovimin dhe afirmimin e veçorive të gjuhës dhe alfabetit të shqiptarëve, por edhe të veçorive identitare të të gjitha komuniteteve që janë pjesë e pandashme e pasurisë gjuhësore dhe diversitetit kulturor të Republikës së Maqedonisë së Veriut." tha në deklaratën e tij për mediat UD drejtori i këtij institucioni Ardian Ismaili.
Projekti u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. bsh/