Komunikacioni në kushte dimërore, ndalesë për mjete të rënda në Strazhë, Presekë, Gjavatë dhe Bukovë
- Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Ndalesa për qarkullimin e mjeteve transportuese janë vendosur disa akse rrugore në mbarë shtetin edhe atë Dibër - Mavrovë, Ohër - Kërçovë (Presekë), Kërçovë - Gostivar (Strazhë), Tetovë - Kodër të Diellit (ndalesë ç[r automjretr të rënda, për të gjitha llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore) dhe Manastir - Resnjë (Gjavatë), ndërsa komunikacioni Ohër - Resnjë është ndërprerë për shkak të një aksidenti komunikacioni informojnë nga LAMM.
Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Ndalesa për qarkullimin e mjeteve transportuese janë vendosur disa akse rrugore në mbarë shtetin edhe atë Dibër - Mavrovë, Ohër - Kërçovë (Presekë), Kërçovë - Gostivar (Strazhë), Tetovë - Kodër të Diellit (ndalesë ç[r automjretr të rënda, për të gjitha llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore) dhe Manastir - Resnjë (Gjavatë), ndërsa komunikacioni Ohër - Resnjë është ndërprerë për shkak të një aksidenti komunikacioni informojnë nga LAMM.
Nga LAMM informojnë se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Foto: Arkivi i MIA-s