Ndalesa për automjete të rënda transportuese në akset rrugore Kriva Pallankë - Deve Bair, Tetovë - Kodër e Diellit dhe Pletvar, Gjavatë, Strazë dhe Mavrovë
- – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, nëpër disa vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Ndalesa për automjete të rënda transportuese ka në akset rrugore Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair, Tetovë – Kodra e Diellit dhe në qafat malore Pletvar, Gjavatë, Strazhë dhe Mavrovë.
Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, nëpër disa vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Ndalesa për automjete të rënda transportuese ka në akset rrugore Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair, Tetovë – Kodra e Diellit dhe në qafat malore Pletvar, Gjavatë, Strazhë dhe Mavrovë.
Intensiteti i komunikacioni në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s