• сабота, 28 септември 2024

Janevska: Pa mësimdhënës cilësor nuk mund të përfitojmë asgjë as nga programet mësimore  më cilësore

Janevska: Pa mësimdhënës cilësor nuk mund të përfitojmë asgjë as nga programet mësimore  më cilësore

Shkup, 27 shtator 2024 

Programet mësimore mund të na i përgatisin edhe ekspertët më të mëdhenj  por nëse nuk ka kush t'i zbatojë, nuk do të përfitojmë asgjë. Për ne mësimdhënësit janë të rëndësishme  dhe të gjitha ndryshimet do t'i bëjmë përmes bashkëpunimit të përbashkët. Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në emisionin Vin Vin në TV Telma.

“Nëse përpiqeni  t'jua  impononi  ndonjë gjë mësimdhënësve  ajo nuk mund të japë frytë në arsim. Ata duhet të motivohen  dhe të gjejnë mënyrën më të përshtatshme për t'ua përcjellur diturinë nxënësve”, tha Janevska, duke shtuar se qëndrimi më i gjatë në shkollë është i dobishëm për të gjithë ata të cilët janë të përfshirë në procesin edukativo-arsimor, përfshirë edhe stafin e mësimdhënësve  ku do të japin rezultate të mira.

Ministrja gjithashtu  bëri të ditur se trajnimet e mësimdhënësve  do të vazhdojnë, por edhe se nga viti i ardhshëm ata do të marrin një rritje në përqindje më të lartë të pagave. Këtë muaj, kanë  marrë harmonizim  sipas Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive.

 Ministria e Arsimit dhe Shkencës

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Остани поврзан