• четврток, 26 декември 2024

Iran: E ardhmja politike e Sirisë ende nuk është zgjedhur

Iran: E ardhmja politike e Sirisë ende nuk është zgjedhur

Teheran, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Irani sot ka njoftuar se edhe pas ndryshimit të pushtetit në Siri nuk përjashtohen ndryshime të reja politike dhe se kjo vlen për të gjitha palët, ndërsa "ata të cilët për momentin konsiderohen si fitues absolutë nuk duhet të  gëzohen para kohe".

Shefi i diplomacisë iraniane Abas Aragçi tha se është ende herët që të merren konkluzione për të ardhmen e Sirisë, sepse shumë faktorë mundet dukshëm të ndikojnë në situatën politike atje.

Aragçi nuk e elaboroi vlerësimin e tij, shkruan agjencia zvicerane Kejston-SDA, duke iu referuar mediave iraniane.

Ministri i Punëve të Jashtme të Qeverisë kalimtare siriane Asad Hasan el Shajbani paraprakisht në rrjetin social X e paralajmëroi Iranin që të mos "përhapë kaos në Siri". Ai theksoi se "Teherani  duhet ta respektojë vullnetin e popullit sirian dhe sovranitetin dhe sigurinë e vendit".

Rrëzimi i regjimit të sundimtarit shumëvjeçar sirian Bashar al Asad i ka shkaktuar goditje të rëndë Iranit dhe politikës së tij në Lindjen e Afërt. Asadi ka qenë aleat për Teheranin në të ashtuquajturin boshti i rezistencës kundër "armikut kryesor" - Izraelit.

Teherani pohon se ende ka kontakte me autoritetet e reja siriane, por tash për tash mungon leja e tyre për hapje të sërishme të ambasadës iraniane në Damask.

Krahas kësaj, organizata kryengritëse sirriane Hajat Tahrir Al-Shami, e cila është pjesa më e fuqishme e qeverisë së re, i ka ndaluar kompanitë ajrore iraniane që të futurojnë drejt Damaskut. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан