• понеделник, 08 јули 2024

FTM: Prejardhja e pothuajse tre të katërtave nga donacionet private për partitë evropiane janë të panjohura për opinionin

FTM: Prejardhja e pothuajse tre të katërtave nga donacionet private për partitë evropiane janë të panjohura për opinionin

Bruksel, 30 maj 2024 (MIA) - Të dhënat për prejardhjen e pothuajse tre të katërtave të donacioneve për partitë politike në Bashkimin Evropian nuk janë të kapshme për opinionin më të gjerë, përderisa vetëm shtatë nga 27 vende-anëtare kërkojnë partitë ta zbulojnë identitetin e të gjithë donatorëve privat, zbulon hulumtimi i ri i publikuar sot.

Një e katërta e të gjitha mjeteve private të dhuruara partive politike në BE ishin dedikuar për partitë ekstreme djathtiste, partitë ekstreme majtiste dhe partitë populiste.

Portali për gazetari hulumtuese "Follow the money" (FTM), në bashkëpunim me Gardian-in britanik dhe 26 partnerë të tjerë evropianë, analizuan se si nga viti 2019 deri në vitin 2022 janë financuar mbi 200 parti politike në 25 vende të BE-së.

Rezultatet nga hulumtimi tregojnë se partitë politike në BE në atë periudhë kanë pranuar donacione prej 941 milionë eurove, por se opinioni nuk e din se kush ka dhënë 71 për qind të atyre parave apo 664 milionë euro.

Në mesin e vendeve evropiane ka dallime të mëdha në ligjet dhe praktikat kur bëhet fjalë për transparencën e donacioneve politike, ndërkaq më së paku në vendet perëndimore si Gjermania, Franca dhe Spanja.

Prej vitit 2019 deri në vitin 2022 partitë gjermane kanë pranuar donacione në shumë prej 641 milionë eurove nga kompani, perosna privat dhe politikanë, prej të cilëve 495 milionë (78 për qind) janë me prejardhje të panjohur. Djathtistja Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka paraqitur 6,4 milionë euro donacione private në vitin 2022, prej të cilave dihet prejardhje e shumës prej vetëm 1,3 milionë.

Në Francë donacionet zhvillohen tërësisht prapa dyerve të mbyllura dhe opinioni nuk ka të drejtë të dijë se kush i financon partitë, ndërsa si shkak është cekur privatësia e doantorëve, sepse donacionet me siguri do t'i kishin zbuluar qëndrimet e tyre politike.

Megjithatë, rregullat e rrepta në Francë ndalojnë donacione të huaja dhe anonime prej mbi 150 euro, përderisa donacionet individuale janë kufizuar në 7.500 euro. Të gjitha pagesat mbi 150 euro duhet të kenë gjurmë në letër që mund të hetohet nga organi kompetent.

Partitë në Spanjë, gjithashtu, janë të obliguara ta paraqsin identitetin e donatorëve drejt organitz mbikëqyrës, Gjykatës së revizorëve, por gjykata duk duhet t'i bëjë publike këto informata.

Në 16 vende-anëtare të BE-së, të gjithë apo disa donatorë lejohen të mbeten anonim për opinionin më të gjerë dhe mediumet, por shuma mbi të cilën partitë duhet ta zbulojnë identitetin e donatorëve lëvizë nga vendi në vend, prej 500 euro në Qipro deri 25.000 euro në Spanjë. 

Nga ana tjetër, vendet nga Evropa Qendrore dhe Lidnore janë shumë më transparente kur është në pyetje financimi i partive. Vetëm Kroacia, Bullgaria, Çekia, Estonia, Greqia, Letonia dhe Polonia kërkojnë që burimet e të gjitha donacioneve provate të jenë të kapshme për opinionin.

Estonia, sipas të gjitha gjasave, është vendi më transparent në BE. Emrat e pothuajse 50.000 anëtarëve të 13 partive, anëtarësia e tyre mujore, si dhe secili donacion publikohen në çdo tre muaj dhe janë të kapshme për sevilin. Edhe Estonia ndalon donatorë të huaj, përderisa pesë anëtare të BE-së, Belgjika, Danimarka, Suedia, Luksemburgu dhe Holanda nuk kanë ndalesë të drejtpërdrejtë për donacione të huaja, ndërsa në Gjermani ato janë të kufizuara në 1.000 euro.

Grupet ekstreme politike, edhe nga ana e djathtë edhe nga ana e majtë e spektrit politik morën numër më të madh të shumave të donacioneve prej vitit 2019.

Të dhënat nga hulumtimi zbulojnë se së paku 150 milionë euro donacione private kanë shkuar për partitë populoste, prëderisa mbi 97 milionë euro për partitë ekstreme djathtiste.

Përderisa shumica e partive politike ende mbështeten në financim publik, në vende si Franca, Hungaria dhe Italia, për shembull, donacionet private tani paraqesin më shumë se gjysmën e të ardhurave të partive me qëndrime më ekstreme, kumtoi FTM, duke shtuar se para Zgjedhjeve parlamentare evropiane javën e ardhshme, ndërkaq anketat parashohin edhe mbështetje më të madhe për partitë ekstreme dhe populoste nëpër BE.

Tre partitë ekstreme në Francë, përfshirë edhe Kuvendin nacional të Marin Le Penit, shënuan rritje drastike në mbështetjen financiare - prej 13 për qind nga të ardhurat e donatorëve, anëtarësimeve dhe kontributreve bga kandidatët e tyre partiak dhe funksionarët në vitin 2019 në 38 për qind në vitin 2022.

Në Letoni, ku pritet numër më i madh i eurodeputetëve antievropianë dhe populistë pas zgjehdjeve në qershor, ato të ardhura u rritën prej 9 për qind në 36 për qind për katër vite.

Analiza tregon se partitë djathtiste, majtiste dhe populoste gjithsej morën më shumë se gjysma e donacioneve në Slloveni, Itali, Poloni, Hungari, Portugali dhe Greqi. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан