• среда, 02 октомври 2024

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Ukrainën perëndimore

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Ukrainën perëndimore

Kiev, 7 korrik 2024 (MIA) – Katërmbëdhjetë persona e kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në perëndim të Ukrainës, kur një kamion goditi një minibus.

12 udhëtarë dhe dy shoferë e humbën jetën, ndërsa një grua mbijetoi me plagë të rënda. Mes udhëtarëve të vdekur është edhe një fëmijë gjashtëvjeçar. Për shkak të aksidentit ka nisur procedimi penal.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 15:45 me orën lokale jo shumë larg fshatit Verhiv në rajonin e Rivanjit, shkruan në Telegram shefi i administratës ushtarake rajonale Oleksandr Koval.

Mbrëmë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e përmendi aksidentin në fjalimin e tij të rregullt të mbrëmjes dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. ls/

Foto: Fejsbuk

 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан