• вторник, 14 јануари 2025

Dëmet nga zjarret në Kaliforninë vlerësohen nga 250 deri në 275 miliardë dollarë

Dëmet nga zjarret në Kaliforninë vlerësohen nga 250 deri në 275 miliardë dollarë

Los Anxhelos, 13 janar 2024 (MIA) - Dëmet e përgjithshme dhe humbjet ekonomike të shkaktuara nga zjarret pyjore në Kaliforninë Jugore vlerësohen nga 250 deri në 275 miliardë dollarë, kumtoi sot kompania metereologjike AccuWeather.

Vlerësimet paraprake e tejkalojnë shkallën e dëmit nga sezoni i zjarreve të vitit 2020, tha meteorologu kryesor i kompanisë, Xhonathan Porter, duke paralajmëruar se zjarret pyjore në zonën e Los Anxhelosit mund të bëhen më të këqijat në historinë moderne të Kalifornisë, njoftoi En-Bi-Si.

Disa nga pronat më të shtrenjta në SHBA ndodhen në shtrirjen nga Malibu në Santa Monika, ndërsa shumë shtëpi në atë zonë vlejnë nga disa milionë dollarë. Zyrtarët thanë se të paktën 12,300 objekte janë dëmtuar ose shkatërruar. Deri të dielën, më shumë se 100.000 njerëz në qarkun Los Anxhelos ishin urdhëruar të evakuohen - më pas se nga niveli më i lartë i mëparshëm prej më shumë se 150,000 - ndërsa 87,000 të tjerë u përballën me paralajmërime evakuimi.

Nëse këto vlerësime konfirmohen, shkalla e dëmit do të tejkalonte humbjet e shkaktuara nga uragani Helena në 2024, i cili arriti në mes 225 miliardë dhe 250 miliardë dollarë, si dhe ato të shkaktuara nga zjarret pyjore në Maui në 2023, të vlerësuara në mes 13 miliardë dollarë dhe 16 miliardë dollarë, sipas  En-Bi-Si.

Numri i të vdekurve në zjarret në zonën e Los Anxheles është rritur në 24, ndërsa dhjetëra persna rezultojnë të zhdukur. 

Sherifi i qarkut të Los Anxhelosit, Robert G. Luna tha se zyra e tij ka marrë "dhjetëra e dhjetëra" raporte për persona të zhdukur, publikoi Si-En-En. 

Më parë u kumtua se në zjarret kanë vdekur të paktën 16 persona. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан