Ushtria ukrainase thotë se sulmi gjatë natës ndaj Rusisë ka qenë sulmi "më masiv" që nga fillimi i luftës
- Ushtria ukrainase sot kumtoi se vala e sulmeve gjatë natës në territorin rus ka qenë sulmi "më masiv" i këtij lloji që nga fillimi i luftës, gati tre vjet më parë.
Kiev, 14 janar 2025 (MIA) - Ushtria ukrainase sot kumtoi se vala e sulmeve gjatë natës në territorin rus ka qenë sulmi "më masiv" i këtij lloji që nga fillimi i luftës, gati tre vjet më parë.
“Forcat ukrainase të mbrojtjes kanë kryer sulmin më masiv në objektet ushtarake të okupatorit në një distancë prej 200 deri në 1.100 kilometra (125-700 milje) thellë në territorin e Federatës ruse”, thuhet në postimin e Shtatmadhorisë së Ukrainës në rrjetet sociale.
foto: arkivi i MIA-s