Kos: Një deri tre vende mund ta arrijnë qëllimin e zgjerimit gjatë këtij mandati
- Eurokomisarja për zgjerim Marta Kos sot deklaroi se ekziston perspektivë reale që një deri tre vende ta arrijnë qëlllimin për zgjerim gjatë mandatit aktual të Komisionit.
Bruksel, 14 janar 2025 (MIA) - Eurokomisarja për zgjerim Marta Kos sot deklaroi se ekziston perspektivë reale që një deri tre vende ta arrijnë qëlllimin për zgjerim gjatë mandatit aktual të Komisionit.
Gjatë debatit me anëtarët e Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian (Afet), Kos foli për përparimin e 10-të kandidatëve për anëtarësim në BE, e kur bëhet fjalë për hapjen e Klasterit tre në negociatat me Serbinë, ajo tha se po ndiqen konkludimet nga non-pejperi dhe atë, të cilën Serbia premtoi se do ta bëjë.
Ajo u përqëndrua edhe në zgjedhjet në Kosovë, duke shtuar se për Ballkanin Perëndimor nuk mund të bisedohet pa u diskutuar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ka shfaqur shpresë se do të arrihet përparim pas atyre zgjedhjeve, të cilat janë caktuar për 9 shkurt. bsh/
Foto: MIA arkiv