Ahmeti: Ta mbrojmë bashkë MO-në, është vlerë që duhet mbrojtur nga të gjithë
- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti,sonte para qindra anëtarëve e simpatizantëve të partisë mbajti fjalim në pritjen tradicionale të fundvitit.
Shkup, 23 dhjetor 2024
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti,sonte para qindra anëtarëve e simpatizantëve të partisë mbajti fjalim në pritjen tradicionale të fundvitit.
Lideri Ahmeti theksoi se gjatë vitit që po lëmë pas patëm zgjedhje të pranuara nga të gjithë, por me epilog jo të këndshëm për shqiptarët, si fitimtarë në këto zgjedhje, gjatë rikapitulimit të ngjarjeve në mbyllje të këtij viti.
“E kam thënë se për BDI-në zgjedhjen që bëri Mickovski nuk ishte e mirë sepse përbuzi vullnetin e shumicës shqiptare dhe të komuniteteve tjera. Për BDI-në është e shëndetshme, por jo edhe për proçeset me rëndësi për vendin dhe për shqiptarët” - u shpreh lideri Ali Ahmeti.
Ali Ahmeti para të pranishmëve vlerësoi se marrëdhëniet ndëretnike janë çelësi i ardhmërisë së shtetit dhe se integrimi në BE është mbi të gjitha ardhmëria jonë e përbashkët.
“Marrëveshja e Ohrit është ajo që ndaloi tragjedi dhe i hapi rrugë dialogut dhe paqes dhe ne nuk pendohemi që pranuam dhe nënshkruam pavarësisht që ishte kompromis, por garant janë SHBA dhe BE” - deklaroi kryetari Ali Ahmeti
Ai gjithashtu porositi që politikanët vendor VMRO dhe LSDM se duhet të punojnë me qytetarët e tyre se ky shtet është i të gjithëve.
Gjithashtu, bëri të ditur se çdo cenim i MO-së është rrezik sepse vendos në lëvizje opsione që janë të padëshiruara për ne dhe për paqen edhe të rajonit.
Lideri Ali Ahmeti foli edhe lidhur me sistemin e drejtësisë në vend, ku përsëriti se zgjidhja e vetme që të kemi gjyqësi e shtet ku sundon ligji, që bën ndarje dhe siguron balans pushtetesh, është që ne të bëjm një VETING të mirëfillt.
“Nuk di pse palet po i shmangen vetingut. Ne nuk terhiqemi nga kjo kërkesë.
Ne kemi kërkuar të hapet hetim për çdo funskionarë. Kemi kërkuar të hapet hetim për privatizimin që u nda sipas përkatësisë etnike dhe u perjashtuan shqiptarët. Pse mos ndodhin këto, janë gurthemelet e besimit të qytetarëve ndaj shtetit", deklaroi kreu i BDI-së.
Ali Ahmeti bëri apel edhe të partive shqiptare në Qeveri që ata të reflektojnë sepse Ligji për gjuhët nuk është i BDI-së, është Ligj që shqipen e ka bërë zyrtare dhe nuk ka ardh si dhurat nga sistemet e së kaluarës, por e kemi fituar me djersë e gjak.
“Të thirrësh ekspert, komisionin e Venecias, kryetar partish politike për të dhënë vlersim per MO-në është e papranushme sepse e konteston një dokument të arritur me sakrificë dhe të garantuar nga SHBA dhe NATO” ka porositur lideri Ali Ahmeti.
Ali Ahmeti ftoi të gjithë ata të bashkuar në VLEN të reflektojnë dhe ta mbrojnë kauzën sepse është kauz në respektim e nderim të gjeneratave qe lindin pas nesh.
“Nuk dua ti shoh te turpëruar ata dhe gjithë ata që i kanë votuar. Ta mbrojmë bashkë krenarinë, MO-në, sepse është vlerë që duhet mbrojtuar nga të gjithë” - tha Ahmeti në fjalimin e tij të fundvitit.
BDI
Foto: MIA