Ndalesa për automjete të rënda transportuese në disa akse rrugore
- – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës në rrugë.
Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës në rrugë.
Ndalesa për automjete të rënda transportuese janë vendosur në akset rrugore Dibër – Mavrovë, Kërçovë – Gostivar në qafën malore Shtrazë dhe Tetovë – Kodër e Diellit ku për automjetet e tjera pajisjet dimërore janë të detyrueshme.
Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” informon se në aksin rrugor Stracin – Kumanovë ka mjegull për çka dukshmëria është ulur prej 100 deri 150 metra.
Nga Lidhja Automote e Maqedonisë i përkujtojnë shoferët se prej 15 nëntorit në fuqi është detyrimi ligjor për mbajtje të pajisjes dimërore në automjete pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s