• среда, 25 декември 2024

Debate amandamentesh për disa ligje të Komisionit për çështje ekonomike, financim dhe sistem politik

Debate amandamentesh për disa ligje të Komisionit për çështje ekonomike, financim dhe sistem politik

Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, punës dhe politikës së energjisë, financim dhe buxhet dhe për sistet politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike, punës dhe politikës së energjisë janë ndryshimet e Ligjit për transformim në marrëdhënie të rregullt të punës, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, ndryshimet e Ligjit  për kontroll të tregtisë së jashtme me diamante të papërpunuara, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurinë e përgjithshme të produkteve dhe Ligjit për themelimin e Agjencisë për përkrahje të sipërmarrësisë dhe ndryshimet e Ligjit për kontrollin e eksportit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, të gjitha në lexim të dytë.

Komisioni për financim dhe buxhet duhet të shqyrtojë 19 ligje, të gjitha në lexim të dytë, përkatësisht t'i shqyrtojë amandamentet e dorëzuara për to.

Në rend dite të Komisionit janë ndryshimet e Ligjit për disiplinë financiare, Ligjit për taksa administrative, Ligjit për procedurë tatimore, Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumatore, Ligjit për mbikëqyrjen e sigurimit, Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social, Ligjit për revizion shtetëror, Ligjit  për letra me vlerë, Ligjit për Drejtorinë e të Hyrave Publike, Ligjit doganor, Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e projektit për administrimin e sigurimit social,  Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore në bazë të Marrëveshjes për hua për financimin e projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik, Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e projektit për avancimin e shërbimeve sociale,  Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore në bazë të Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit të dytë për avancimin e shërbimeve sociale, Ligjit për tatimin e mjeteve motorike, Ligjit për kryerjen e punëve të përfaqësimit në procedurat doganore, Ligjit për Drejtorinë Doganore,  Ligjit për Bankën Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut dhe Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do t'i shqyrtoj edhe Propozim ndryshimet e Ligjit për Regjistrin qendror të popullatës, në lexim të dytë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан