• среда, 21 јануари 2026

Zelenski kërkon rezultate konkrete: Nënshkrimi i paktit të sigurisë me ShBA-në kusht për pjesëmarrje në Forumin Ekonomik Botëror

Zelenski kërkon rezultate konkrete: Nënshkrimi i paktit të sigurisë me ShBA-në kusht për pjesëmarrje në Forumin Ekonomik Botëror

 Kiev, 20 janar 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se do të udhëtojë për në Davos vetëm nëse atje janë gati për nënshkimin e dokumenteve mbi garancitë e sigurisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe planin për prosperitetin e Ukrainës.

Zelenski, i cili pritej të merrte pjesë sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, bëri të ditur se qëndroi në Kiev për të ndihmuar në përballimin e pasojave të sulmeve masive ajrore ruse gjatë natës. Sulmet shkaktuan dëme serioze në infrastrukturë, duke lënë rreth gjysmën e ndërtesave të banimit të kryeqytetit pa ngrohje. 

 Në një deklratë për gazetarët nëpërmjet platformës "WhatsApp", lideri ukrainas sqaroi prioritetet e tij për momentin. "Sigurisht, në këtë rast zgjodha Ukrainën, jo forumin ekonomik, por gjithçka mund të ndryshojë në çdo moment", theksoi ai.

 "Për ukrainasit është shumë me rëndësi që ukrainasit të përfundojë kjo luftë dhe për këtë arsye prania ime varet nga hapat konkretë drejt saj", theksoi presidenti ukrainas.

 Edhe pse pjesëmarrja e tij në forum mbetet e pasigurt dhe varet nga gatishmëria e dokumenteve kyçe me Uashingtonin, Zelenski theksoi se fokusi i tij mbetet në mbrojtjen e qytetarëve dhe stabilizimin e situatës në vend pas valës së fundit të bombardimeve ruse.

 Foto: Arkivi

 

Остани поврзан