• среда, 21 јануари 2026

Trampi të enjten në Davos do të nënshkruajë Kartën e Këshillit të Paqes në Gazë

Trampi të enjten në Davos do të nënshkruajë Kartën e Këshillit të Paqes në Gazë

 Uashington, 20 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi, këtë javë në Davos do ta promovojë Këshillin e tij të Paqes, që është krijuar si pjesë e armëpushimit në Gazë të ndërmjetësuar nga ShBA-të, njoftoi Shtëpia e Bardhë, raportoi DPA.

Trampi të enjten  do ta nënshkruajë Kartën për Këshillin e Paqes në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në qendrën dimërore të Davosit, ku të mërkurën pasdite do t'i drejtohet forumit, raporton agjencia gjermane. 

 Vendet evropiane deri më tani kanë reaguar me kujdes ndaj Këshillit të Paqes të Trampit, të cilin ai vetë do ta kryesojë samitin.

Ky organ, ndër detyra të tjera, do të përqendrohet në rindërtimin e Rripit të Gazës së shkatërruar, do të mbikëqyrë armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit dhe do të mbikëqyrë punën e një komiteti teknokratësh palestinezë të ngarkuar me administrimin e shërbimeve publike. 

 Përveç aleatëve kryesorë tradicionalë evropianë të ShBA-së, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, janë ftuar edhe presidenti rus Vladimir Putini dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogani.

 Këshilli i paqes fillimisht ishte pjesë e fazës së dytë të planit të paqes të Trampit për Gazën, kujton DPA. Tani ka indikacione se ShBA dëshiron të zgjerojnë ndjeshëm mandatin e tyre në promovimin e stabilitetit dhe zgjidhjen e konflikteve në të gjithë botën.

Ekzistojnë druajtje se Trampi mund të kërkojë të krijojë një organizatë konkuruese të Kombeve të Bashkuara, të cilën ai e ka kritikuar vazhdimisht si jofunksionale. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан