Armata siriane shpalli armëpushim të njëanshëm
- Ushtria siriane ka shpallur sot armëpushim të ri katërditor me forcat kurde.
Damask, 20 janar 2026 (MIA) - Ushtria siriane ka shpallur sot armëpushim të ri katërditor me forcat kurde.
Forcat Demokratike Siriane (SDF) ende nuk i janë përgjigjur propozimit të ushtrisë siriane.
Njoftimi për armëpushimin e përkohshëm erdhi pasi SDF u tërhoq sot nga kampi Ah Hol në provincën Hasaka, në verilindje të Sirisë, i cili strehon mijëra njerëz të lidhur me Shtetin Islamik.
Në kampin Ah Hol jetojnë kryesisht gra dhe fëmijë që janë anëtarë të familjeve të luftëtarëve të SHI-së ose persona të akuzuar se janë të lidhur me grupin. mb/
Foto: EPA