• среда, 21 јануари 2026

Ukrainës i nevojiten nga 500 deri 700 miliardë dollarë për mirëmbajtje të armatës, pohojnë dy ministra të saj në Davos

Ukrainës i nevojiten nga 500 deri 700 miliardë dollarë për mirëmbajtje të armatës, pohojnë dy ministra të saj në Davos

Davos, 20 janar 2025 (MIA) - Në dhjetë vitet e ardhshme, armatës ukrainase do t'i nevojiten disa qindra miliardë dollarë ndihmë për mirëmbajtjen e saj, deklaruan sot në Davos dy ministra ukrainas, transmeton DPA.

Nëse sjellja agresive e Rusisë ndaj Evropës dhe botës nuk ndryshon, atëherë shpenzimet do të arrinin në "700 miliardë dollarë", tha zëvendëskryeministri ukrainas Taras Kaçka, përgjegjës për integrimin e Ukrainës në BE dhe NATO, në diskutim-panelin e sotshëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ministri i Ekonomisë, Oleksij Sobolev sqaroi se shuma i referohet shpenzimeve të mbrojtjes që nuk janë të listuara në buxhetin e Ukrainës, kështu që ato do të duhet të vijnë nga diku tjetër. Ai vlerësoi shpenzimet e buxhetit të mbrojtjes së Ukrainës gjatë 10 viteve të ardhshme në pothuajse 500 miliardë dollarë.

Ukraina është mbrojtur kundër një pushtimi rus me ndihmë të huaj për pothuajse katër vjet.

Sipas llogaritjeve nga Instituti Kil për ekonominë botërore, vendi deri më tani ka marrë më shumë se 234 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, raportoi DPA. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан