• среда, 27 ноември 2024

Ushtria izraelite sulmoi pjesën qendrore të Bejrutit pak para votimit për armëpushim në Liban

Ushtria izraelite sulmoi  pjesën qendrore  të Bejrutit pak para votimit për armëpushim në Liban

 Bejrut, 26 nëntor 2024 (MIA)  - Aeroplanët luftarakë izraelitë sot kanë sulmuar pjesën qendrore të Bejrutit dhe periferitë jugore, duke lëshuar tym të dendur mbi kryeqytetin libanez përpara votimit të planifikuar nga lidershipi izraelit për marrëveshjen e armëpushimit.

 Marrëveshja u arrit me ndërmjetësim të SHBA-së me qëllim për t'i dhënë fund konfliktit më shumë se njëvjeçar midis Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit.

 Ushtria izraelite lëshoi ​​gjithashtu një paralajmërim për banorët e më shumë se 20 ndërtesave në periferi të Bejrutit që të evakuohen përpara se të sulmohen.

 Forcat tokësore izraelite kanë arritur në një pjesë të lumit Litani të Libanit për herë të parë që nga fillimi i konfliktit, një pikë qendrore e propozimit të armëpushimit.

Ndërprerja e armëpushimit ende nuk është garantuar, por pritet të miratohet nga komiteti i sigurisë i qeverisë izraelite në një takim pasditen e sotme. Autoritetet libanezë thanë se Hezbollahu gjithashtu e mbështet marrëveshjen. 

 Marrëveshja parashikon një armëpushim fillestar dymujor dhe tërheqjen e forcave të armatosura të Hezbollahut nga pjesë të mëdha të Libanit jugor dhe që armata izraelite të tërhiqet në anën e saj të kufirit.

 Mijëra ushtarë libaneze dhe paqeruajtës të KB-së do të vendosen në jug, ndërsa komision ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA do të monitorojë respektimin e marrëveshjes nga të gjitha palët.

 Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac, sot pohoi se armata do ta sulmojë Hezbollahun nëse forca paqeruajtëse të KB-së, UNIFIL, nuk sigurojnë zbatimin efektiv të marrëveshjes.

Foto: EPA 

 

 

 

 

Остани поврзан