Gjenden kutitë e zeza në aeroplanin të mallrave të rrëzuar DHL në aeroportin e Vilnus
- Autoritetet lituaneze zbuluan kutitë e zeza të aeroplanit të mallrave të kompanisë gjermane të logjistikës DHL, i cili u rrëzua dje në afërsi të Vilnusit, njoftoi DPA.
Vilnus, 26 nëntor 2024 (MIA) - Autoritetet lituaneze zbuluan kutitë e zeza të aeroplanit të mallrave të kompanisë gjermane të logjistikës DHL, i cili u rrëzua dje në afërsi të Vilnusit, njoftoi DPA.
"Përveç regjistrit me të dhënat nga fluturimi, u zbulua edhe regjistrimi i zërit", njoftoi sot Ministria e Drejtësisë e Lituanisë.
Të dy pajisjet u nxorën nga rrënojat rreth mesditës dhe tani janë duke u ekzaminuar.
Kutitë e zeza mund të japin informacione për shkaqet ende të panjohura për aksidentin.
Aeroplani, i cili po fluturonte në një linjë nga Lajpcingu në Vilnus, u rrëzua pranë kryeqytetit të Lituanisë, pak metra larg një ndërtese banimi. Një person ka humbur jetën.
Foto: Arkivi i MIA-s