Ministrat e G-7 bëjnë thirrje për armëpushim urgjent në Liban dhe zgjidhje diplomatike
- Shefat e diplomacive të vendeve të G-7 sot shprehën mbështetje për "armëpushim aktual ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes libaneze Hezbollah" dhe shtuan se "është koha të arrihet zgjidhje diplomatike" në Liban.
Romë, 26 nëntor 2024 (MIA) - Shefat e diplomacive të vendeve të G-7 sot shprehën mbështetje për "armëpushim aktual ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes libaneze Hezbollah" dhe shtuan se "është koha të arrihet zgjidhje diplomatike" në Liban.
"I mbështesim negociatat në vijim për armëpushim urgjent ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut", thanë ministrat e G-7 në deklaratën e fundit të publikuar pas takimit të tyre në afërsi të Romës.
Njoftimi nga Grupi i Shtatë vendeve të industrializuara (G7), i cili përfshin Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, vjen pasi kabineti i sigurisë i Izraelit do të mblidhet sot për të diskutuar një armëpushim të propozuar.
Zyrtarët amerikanë kanë treguar se një marrëveshje është afër, por në të njëjtën kohë ata kanë kërkuar kujdes.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, paralajmëroi sot se vendi i tij do të "përdorë forcë" nëse shkelet marrëveshja. sa/
Foto: EPA