• петок, 20 март 2026

Ushtarët kroatë evakuohen nga Iraku pas përshkallëzimit të konfliktit

Ushtarët kroatë evakuohen nga Iraku pas përshkallëzimit të konfliktit

Zagreb, 19 mars 2026 (MIA) - Shtatë ushtarët kroatë të angazhuar në një mision në Irak janë evakuuar dhe janë rrugës për në Kroaci, njoftoi kabineti i presidentit Zoran Milanoviq.

Vendimi për tërheqjen e pjesëtarëve të forcave të armatosura nga Iraku dhe Libani u mor menjëherë pas fillimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, i cili u përhap edhe në këto vende.

"Tërheqja është realizuar në përputhje me vendimin e presidentit dhe komandantit suprem", thuhet në njoftim.

Në të shtohet se ushtari kroat i cili ishte vendosur në Liban ishte evakuuar në mënyrë të sigurt që një javë më parë.

Përshkallëzimi i tensioneve filloi më 28 shkurt me sulme masive amerikano-izraelite ndaj Iranit, ku deri më tani janë vrarë rreth 1.300 persona, mes tyre edhe udhëheqësi i atëhershëm suprem Ali Hamnei.

Teherani u kundërpërgjigj me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, si dhe ndaj vendeve të Gjirit që strehojnë kapacitete ushtarake amerikane. qa/

Foto: arkivi 

 

Остани поврзан