• петок, 20 март 2026

Erdogan: Spiralja e dhunës në Lindjen e Mesme duhet të ndalet urgjentisht

Erdogan: Spiralja e dhunës në Lindjen e Mesme duhet të ndalet urgjentisht

Ankara, 19 mars 2026 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan bëri thirrje për ndërprerje urgjente të dhunës në Lindjen e Mesme në një bisedë telefonike me presidentin indonezian, Prabovo Subianto.

"Spiralja e dhunës, e cila filloi me sulmet ndaj Iranit dhe u përhap në vendet e Gjirit Persik, duhet të ndalet menjëherë", thuhet në njoftimin e Drejtorisë së komunikimeve të Turqisë, në të cilën citohet presidenti turk.

Erdogani i dënoi, siç i quajti, provokimet izraelite të drejtuara ndaj xhamisë Al-Aksa, duke i vlerësuar ato si "të papranueshme".

Ai theksoi se është e rëndësishme që komunitetet myslimane të mos heshtin përballë, siç tha ai, kërcënimeve ndaj vendit të shenjtë dhe kufizimit të qasjes në të.

Të dy presidentët diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe globale. qa/

Foto: arkivi

Остани поврзан