• петок, 20 март 2026

Andrej Babish me kritika të ashpra ndaj Izraelit për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë

Andrej Babish me kritika të ashpra ndaj Izraelit për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë

Bratisllavë, 19 mars 2026 (MIA) - Kryeministri i Çekisë, Andrej Babish i drejtoi një kritikë të pazakontë të ashpër Izraelit, duke e quajtur sulmin ndaj fushës iraniane të gazit "Parsi jugor" një veprim "të pakuptueshëm" që shkaktoi kaos në tregjet botërore të energjisë.

Duke folur në Samitin e BE-së në Bruksel, 71-vjeçari Babish theksoi se ky sulm shkaktoi një rritje të ndjeshme të çmimeve të gazit, duke shuar shpresat se shpenzimez e energjisë në vendin e tij kishin arritur tashmë kulmin. "Kjo gjë i shkatërroi plotësisht tregjet, çmimi i gazit shpërtheu#, deklaroi lideri i partisë së djathtë-populiste ANO, duke nënvizuar se situata tani ka ndryshuar tërësisht në dëm të konsumatorëve.

Ky qëndrim i Babishit konsiderohet i papritur, duke pasur parasysh se Republika e Çekisë tradicionalisht konsiderohet një nga aleatët më të afërt të Izraelit brenda Bashkimit Evropian. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан