Gjermania nuk e përjashton mundësinë për pjesëmarrje në një mision në Ngushticën e Hormuzit
- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi se Berlini nuk e përjashton mundësinë për pjesëmarrjen e forcave të armatosura gjermane në një mision të mundshëm sigurie në Ngushticën e Hormuzit, por theksoi se në këtë moment është herët për vendime konkrete.
Berlin, 19 mars 2026 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi se Berlini nuk e përjashton mundësinë për pjesëmarrjen e forcave të armatosura gjermane në një mision të mundshëm sigurie në Ngushticën e Hormuzit, por theksoi se në këtë moment është herët për vendime konkrete.
"Nuk përjashtojmë asgjë, por në këtë moment nuk ka çfarë të vendoset", deklaroi Pistorius, transmeton "Shpigel".
Ai sqaroi se pjesëmarrja e mundshme e Gjermanisë në një mision ndërkombëtar do të ishte e mundur vetëm pas vendosjes së një armëpushimi ose pas përfundimit të luftës mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
Pistorius i hodhi poshtë edhe spekulimet mediatike për një dislokim të mundshëm të anijeve gjermane për minimin e klasës "Frankental".
"Nuk ka lëvizje relevante ose të rëndësishme të minapastruesve iranianë në Ngushticën e Hormuzit", tha ai, duke shtuar se këto anije mund të veprojnë në një zonë krize vetëm me shoqërim nga mjete të tjera detare ushtarake. qa/
Foto: arkivi