• сабота, 06 декември 2025

Seancë e Këshillit Buxhetor të Kuvendit

Seancë e Këshillit Buxhetor të Kuvendit

 Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Këshilli Buxhetor i Kuvendit sot mbajti seancë në të cilën u miratua vendimi për dhënien e pëlqimit financiar për Propozim-planin vjetor për ndryshime dhe plotësime të planit vjetor për punësim në Shërbimin e Kuvendit për vitin 2025. Këtë vit, Kuvendi, nga 42 të planifikuara, realizoi vetëm shtatë punësime. Procedura për të tjerat u ndërpre për shkak të zgjedhjeve, por tani vazhdon. Ndryshimet në program kanë të bëjnë me hapjen e një pozicioni në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

 Anëtarët e Këshillit Buxhetor miratuan edhe një konkluzion për ndryshimin e Konkluzionit për përcaktimin e numrit të bashkëpunëtorëve të jashtëm në grupet parlamentare, duke marrë parasysh se deputetët e Aleancës për Shqiptarët u ndanë nga Fronti Evropian. Atyre tani u është caktuar një asistent.

 Foto: Arkivi 

 

Остани поврзан