• понеделник, 08 јули 2024

Presidenca e BE-së dëshiron fillim të shpejtë të negociatave për anëtarësim të Ukrainës dhe Moldavisë

Presidenca e BE-së dëshiron fillim të shpejtë të negociatave për anëtarësim të Ukrainës dhe Moldavisë

22 maj 2024

DPA

Ukraina dhe Moldavia mund të shpresojnë në fillim të shpejtë të biseidmeve për anëtarësim në BE, njoftoi presidenca belge me Këshillin e BE-së në takimi e mbrëmëshëm ministror në Bruksel.

Presidenca ka bërë qartë të ditur se punon në organizimin e konferencës së parë të delegacioneve negociuese deri në fund të qershorit. Hungaria në korrik do ta ndërmerr presidencën rotuese me Këshillin e BE-së nga Belgjika.

"Ne bëjmë gjithçka që munemi që të arrijmë marrëveshje që do të na mundësojë të kalojmë në fazën e ardhshme", sqaroi ministri belg i Punëve të Jashtme, Haxha Lahbin. Është e mundur që negociatat të fillojnë në 40 ditët e ardhshme.

Para se të fillojnë bisedimet aderuese, vendet e BE-së ende duhet unanimisht t'i miratojnë të ashtuquajturat korniza negociuese. Ata paraqesin drejtime dhe parime për bisedimet negociuese me çdo vend-kandidat.

Fillimi i negociatave me Ukrainën, e cila është sulmuar nga Rusia dhe fqinji i saj më i vogël Moldavia, tashmë ka qenë parimisht i kontraktuar të BE-së në dhjetor.

Në të njejtën kohë, megjithatë është kontraktuar se të gjitha kërkesat për reforma duhet të plotësohe para se fillojnë bisedimet.

Sipas raportit të fundit me shkrim të Komisionit, për shembull, disa reforma në luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e pakicave dhe ndikimin e oligarkëve nuk janë zbatuar plotësisht në Ukrainë.

Lahbib mbrëmë nuk komentoi në mënyrë eksplicite nëse ka ende mangësi, ai vetëm deklaroi se Ukraina dhe Moldavia vazhdojnë me proceset reformuese.

Hapja e negociatave të anëtarësimit me BE-në konsiderohet një simbol i rëndësishëm për popullin e Ukrainës dhe Moldavisë, edhe pse procesi i anëtarësimit ndonjëherë mund të zgjasë dekada.

Turqia, për shembull, u bë kandidate e BE-së në vitin 1999 - dhe ndoshta nuk ka qenë kurrë më larg anëtarësimit sesa sot.

Aktualisht konsiderohet e pamundur që Ukraina të bëhet anëtare e BE-së para përfundimit të luftës me Rusinë. Kjo për shkak se Kievi mund të kërkojë më pas ndihmë ushtarake sipas nenit 42, paragrafi 7 të Traktatit të BE-së dhe BE-ja do të bëhej palë në luftë.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paradokohe ka bërë të qartë se ai ende shpreson për një vendim në favor të negociatave të pranimit para fundit të qershorit. mb/

Остани поврзан