• среда, 17 јули 2024

Për shkak të zjarrit aktiv, në afërsi të Pepelishtës është ndërprerë qarkullimi në të dyja drejtimet

Për shkak të zjarrit aktiv, në afërsi të Pepelishtës është ndërprerë qarkullimi në të dyja drejtimet

 Shkup, 17 korrik 2024 (MIA)  - Për shkak të zjarrit aktiv në rrugën rajonale Negotinë - Shtip, afër fshatit Pepelishtë, është ndërprerë qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve, në të dyja drejtimet, informon LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.  

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

Остани поврзан