Për shkak të zjarreve është mbyllur për qarkullim rruga Negotinë - Shtip
- - Lidhja Automote e Maqedonisë sot pasdite informoi se për shkak të zjarreve është mbyllur për qarkullim rruga rajonale Negotinë - Shtip në fshatin Pepelishtë.
![Për shkak të zjarreve është mbyllur për qarkullim rruga Negotinë - Shtip](https://new.mia.mk/images/20240716190939_big_730x400_80.webp )
Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Lidhja Automote e Maqedonisë sot pasdite informoi se për shkak të zjarreve është mbyllur për qarkullim rruga rajonale Negotinë - Shtip në fshatin Pepelishtë.
Komunikacioni është ndërprerë për të gjitha llojet e veturave në dy drejtime.
Në këtë rajon tashmë disa ditë ka zjarre aktive në disa lokacione. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s