Orbani do ta bllokojë ndihmën për Ukrainën derisa nuk vazhdojnë dërgesat e naftës ruse
- – Kryeministri hungarez Viktor Orban e përjashtoi mundësinë për heqjen e vetos së qeverisë së tij për huanë prej 90 miliardë euro (103 miliardë dollarë) për Kievin dhe për sanksionet e tij kundër Moskës derisa nuk vazhdojnë dërgesat e naftës ruse përmes Ukrainës.
Bruksel, 19 mars 2026 (MIA) – Kryeministri hungarez Viktor Orban e përjashtoi mundësinë për heqjen e vetos së qeverisë së tij për huanë prej 90 miliardë euro (103 miliardë dollarë) për Kievin dhe për sanksionet e tij kundër Moskës derisa nuk vazhdojnë dërgesat e naftës ruse përmes Ukrainës.
“Asnjëherë nuk do të mbështes çfarëdo lloj vendimi këtu, i cili është në interes të Ukrainës”, deklaroi Orbani pasi mbërriti në takimin e sotëm të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel.
“Qëndrimi i Hungarisë është shumë i thjeshtë. Jemi të gatshëm ta mbështesim Ukrainën kur ta marrim naftën tonë, e cila është bllokuar nga ana e tyre”, tha Orbani.
Tubacioni i naftës “Druzhba” dërgonte naftë ruse përmes Ukrainës deri në Evropën qendrore derisa, sipas Kievit, nuk ishte dëmtuar në sulm rus në janar. Ndërprerja e dërgesës së karburantit edhe më shumë i rriti tensionet ndërmjet Budapestit dhe Kievit.
Hungaria kërkoi nga Kievi që shpejtë ta riparojë tubacionin e naftës dhe ta vazhdojë transitin. Sipas Ukrainës, riparimi i shpejtë nuk është i mundur.
Duke i kontestuar pretendimet e Kievit, Budapesti vendosi veto për pakon e re të sanksioneve drejt Rusisë dhe e bllokoi pagesën e huasë për Ukrainën.
Sipas përfaqësuesve zyrtarë të BE-së, Ukraina para pak kohësh pranoi ndihmë teknike dhe financiare nga BE-ja për riparimin e tubacionit të naftës.
Orbani theksoi se do ta ndryshojë qëndrimin madje kur nafta ruse përsëri do të mbërrijë në Budapest. “Na duhet sepse ajo është çështje ekzistenciale”, tha Orbani.
Nga pakënaqësia e madhe e shumë liderëve të BE-së, kryeministri hungarez e miratoi huanë në samitin e kaluar në dhjetor para se qeveria e tij ta ndryshojë qëndrimin vetëm disa ditë para përvjetorit të katërt të pushtimit rus në Ukrainë në shkurt. fc/
Foto: Orbani në Fejsbuk, skrinshot