12:00/7 nëntor/2024
Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikoloski, sot do ta vizitojë Komunën e Manastirit. Ministri Nikolloski, siç paralajmërun nga Ministria e Transportit, ministri Nikollovski në Manastir do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të një objekti banesor. Janë paraparë deklarata për media.
Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, nga sot ndodhet për vizitë dyditore në Republikën e Turqisë për të marrë pjesë në Samitin e gjashtë ndërkombëtar për gratë dhe drejtësinë i cili këtë vit ka temën "Gratë në epokën e inteligjencës artificiale (IA): Sfida në rritje dhe mundësi në rritje". Samiti, siç njoftojnë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, mbahet në nivelin më të lartë, me praninë e presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, zonjës së parë të këtij vendi, Emine Erdogan, ministres së Familjes dhe Çështjeve Sociale, Ozdemir Gjoktash, ministra nga disa vende dhe përfaqësues të Shoqatës së grave dhe demokracisë në vend.
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska njoftoi se Inspektorati Shtetëror i Arsimit vazhdimisht punon për të gjitha raportet e pranuara, me ç'rast janë konfirmuar disa parregullsi te disa universitete. Në një deklaratë për mediat ajo theksoi se parregullsi nuk ka vetëm në universitete, por edhe në institute dhe se "procesi i mbylljes së dy instituteve ka përfunduar", por nuk zbuloi se për cilat institute bëhet fjalë. "Le t'i mbyllim dhe do t'i publikojmë në mënyrë transparente. Aktualisht, me siguri vazhdon edhe për tre, por duhet të përfundojë dhe do të kemi informata", deklaroi Janevska paradite gjatë vizitës në shkollën e mesme komunale "Kole Nehtenin" në Shtip me rastin e transformimit në qendër rajonale për arsim të mesëm profesional dhe trajnim.
Shkup - Nëpunës doganorë dhe ekipe mobile gjatë ditëve të kaluara parandaluan tentime për kontrabandim të instrumenteve stomatologjike, implante gjiri, cigare, mallra të falsifikuara, kabllo për instalim elektrik dhe mallra të tjera, ndërsa ndaj një personi është zbatuar edhe procedurë kundërvajtëse drejt gjykatës kompetente për shkak të shkeljes së rregullativës doganore dhe evitim të pagesës së taksave importuese të cilat paguhen gjatë importit të automjetit, informojnë sot nga Drejtoria e doganave.
Shkup - Po digjen vagonë të vjetër dhe me defekt në depon e HM - Transport në lagjen Aerodrom. Ekipet e zjarrfikësve gjenden në terren me disa automjete të zjarrfikësve. Sipas informacioneve të para zjarri ka shpërthyer në orën 01:20 në rrugën "Brigada e tretë maqedonase", ndërsa kanë intervenuar 20 zjarrfikës me tetë automjete të zjarrfikësve. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.
Shkup - Zjarri në depon e "Hekurudhave të Maqedonisë-Transporti" është shuar, po punohet në pastrimin e terrenit, informoi për MIA-n komandanti i Njësisë që Qytetit të Shkupit për mbrojtje kundër zjarrit, Zvonko Tomeski. Tomeski në deklaratë për MIA-n thkson se është intervenuar me 10 automjete zjarrfikëse dhe 30 zjarrfikës. Zjarri është paraqitur në orën 01:20, ndërsa fillimisht do të konstatohen shkaqet.
Shkup - Tërmet me epiqendër në zonën epiqendrore të Shkupit, me magnitudë lokale Rihter prej 2.2 gradë, është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 05:49, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup. Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata në qytetin e Shkupit dhe rrethinë, me intensitet prej III-IV ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane", kumtoi Observatori.
Shkup - Është i domosdoshëm bashkëpunimi i ngushtë mes sektorit publik dhe privat për tranzicion të suksesshëm energjetik dhe investim në zgjidhje afatgjate dhe inovacione, të cilat do ta përforcojnë pavarësinë energjetike të vendit, është konkluduar në konferencën e dytë të Asociacionit maqedonas për burime të rinovueshme (MARES). Në konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues të Qeverisë, Komisionit rregullator të energjetikës, MEPSO, Ministrisë së Energjetikës, Minierës dhe Lëndëve të Para Minerale, si dhe ekspertë vendas dhe të huaj.
Shkup - Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Berovë ku janë matur gjashtë gradë nën zero. Pasuar nga Manastiri me -3, -2 në Strumicë, -1 në Demir Kapi, Tetovë, Shkup-Petrovec, Llazaropole dhe në Kriva Pallankë, 0 në Hanet e Mavrovës, Shtip, Prilep dhe Veles, 1 gradë në Kavadar, Kodrën e Diellit dhe Shkup -Zajçev Rid, 2 Pretor, Gjevgjeli, 3 Vinicë, Krushevë dhe 4 gradë Celsius në Ohër, bëri të ditur DPHM.
Shkup – Moti deri të shtunën do të jetë me diell me vranësira lokale deri në mesatare. Në lugina do të ketë paraqitje të mjegullës apo vranësira të ulëta. Nga DPHM-ja paralajmërojnë se nga e diela moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më ftohtë, ndërsa në fillim të javës së ardhshme do të ketë reshje të përkohshme të shiut, në viset më të larta do të ketë kushte për borë.
Prishtinë - Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe ka thënë se “është e inkurajuar” nga fitorja e republikanit Donald Tramp në SHBA, duke shtuar se “populli serb ka qenë gjithmonë me presidentin Tramp”. Partia e serbëve që mbështetet nga Beogradi tha se beson që me kthimin e Trampit në udhëheqje do të ndalet edhe “persekutimi i serbëve në Kosovë” dhe se do të ketë insistim në formimin e Asociacionit.
Bruksel - Pas mbarimit të Samitit të sotëm të Komunitetit politik evropian, pasditen e sotme në Budapest do të fillojë takimi joformal i liderëve të BE-së ku temë kryesore do të jetë debati për marrëveshje të re konkurruese të Unionit. Samiti do të fillojë me darkën e punës së shefave të shtetit ose qeverive të anëtarëve të BE-së, të cilët duke vepruar kështu do të bisedojnë edhe për marrëdhëniet transatlantike, rastet më të reja në Gjeorgji, si dhe legjislacioni izraelit i miratuar së fundmi në lidhje me Agjencinë e KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinez në Lindjen e Mesme (UNRVA).
Berlin - Kancelari gjerman, Olaf Sholc mbrëmë iu drejtua opinionit pas vendimit për shkarkim të ministrit të Financave, Kristian Lindner, me ç'rast deklaroi se më 15 janar do të votohet për besim të qeverisë aktuale. Sholc e akuzoi kreun e FDP-së, parti e cila së bashku me SPD-në dhe Të Gjelbrit e kryesojnë "koalicionin semafor" në pushtet, për obstruksione në negociatat për buxhetin, duke thënë se partinë e ka vendosur para shtetit. Sholc paralajmëroi se deputetët në Bundestag më 15 janar do të votojnë për besim të qeverisë, ku pritet shumica e deputetëve të jenë kundër vazhdimit të mandatit.
Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholc duhet menjëherë të kërkojë votëbesimin e qeverisë së tij në parlament dhe të mos presë janarin siç propozoi, deklaroi sot lideri i konservatorëve të opozitës gjermane (CDU) Friedrih Merc. "Koalicioni nuk ka më shumicë në Bundestagun gjerman (Dhoma e Ulët e Parlamentit) dhe për këtë arsye i bëjmë thirrje kancelarit që të kërkojë menjëherë votëbesimin, më së voni deri në fillim të javës së ardhshme", tha Merci, transmeton Tageshau.
Gjenevë - Qindra miliona fëmijë dhe adoleshentë përreth botës çdo ditë përballen me dhunë në shtëpitë e tyre, shkolla dhe në vende tjera, që mund të ketë pasoja të përjetshme, kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Dhuna përfshin goditje nga anëtarët e familjes, keqtrajtim në shkollë, si dhe dhunë fizike, emocionale dhe seksuale, njoftoi OBSH. Në disa raste dhuna ndodh pas dyerve të mbyllura. Sipas OBSH-së, më shumë se gjysma e fëmijëve të moshës nga 2 deri në 7 vjet - ose gjithsej më shumë se miliarda adoleshentë përjetojnë dhunë çdo vit.
Paris - Presidenti i Francës, Emanuel Makron, kancelari gjerman Olaf Sholc dhe kryeministri polak Donald Tusk sot përmes një deklarate të përbashkët shprehën brengën e tyre për situatën politike në Gjeorgji. Makron, Sholc dhe Tusk, si anëtarë të trekëndëshit të Vajmarit, formë trilaterale e bashkëpunimit ndërmjet Francës, Gjermanisë dhe Polonisë, njoftuan se nuk mund ta mbështesin hapjen e negociatave të Gjeorgjisë për inkuadrim në Bashkimin Evropian nëse vendi nuk zbaton reforma, njoftuan mediat britanike.
Budapest - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute ka mbështetur kancelarin gjerman Olaf Sholc që t'i përmbushë angazhimet e vendit të tij për mbrojtje përkundër kolapsit të qeverisë gjermane. Rute ka thënë se është i sigurt se Gjermania mund të përmbushë kërkesat e saja në mbrojtje, duke e përshkruar Sholcin si një "lider të fortë" që mund të veprojë edhe krahas paqëndrueshmërisë politike. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka thënë se Sholci do të angazhohet që Gjermania të luajë "rolin e saj në skenën botërore" dhe konform me rrethanat ta udhëheqë politikën e saj të jashtme.
Budapest - Kryeministri finlandez, Peteri Orpo sot deklaroi se vendet evropiane duhet t'i dërgojnë porosi të qartë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administratës së presidentit të sapozgjedhur, Donald Tramp se do ta mbështesin Ukrainën, derri sa të ketë nevojë. "Porosia jonë duhet të jetë e qartë dhe e fuqishme", u tha Orpo gazetrëve para takimit të liderëve evropianë në Budapest.
Kiev - Më shumë se 30 dronë rusë janë rrëzuar në periferi të Kievit, ndërsa pjesë kanë rënë në gjashtë zona të banuara në kryeqytetin e Ukrainës, njoftoi sot Administrta ushtarake e qytetit. "Armata ruse gjatë natës slrish e ka sulmuar kryeqytetin e ukrainës me drone sulmuese. Ky ka qenë një sulm i madh. Dronet armiqësore aftrohen një nga një dhe në grupe. Sulmi është kryer në valë nga drejtime dhe lartësi të ndfryshme", thuhet në komunikatën e Administratës ushtarake të Kievit.
Moskë - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot nuk e përjashtoi mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të bisedojë me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Tramp para inaugurimit të tij në janar. "Kjo nuk përjashtohet", deklaroi Peskov, transmetojnë mediat ruse. Paraprakisht sot Peskov i përgënjeshtroi informacionet mediatike se presidenti rus joformalisht "përmes personave të njohur" ua ka uruar fitoren Trampit.
Bejrut - Pjesët jugore të kryeqytetit libanez, Bejrutit, sot në mëngjes ishin cak i sulmit, një orë pasi që armata izraelite u bëri thirrje banorëve të evakuohen, transmetuan mediumet franceze. Cak i së paku dy sulmeve izraelite ishin katër lagje për të cilat konsiderohen se janë vatra të lëvizjes proiraniane Hezbollah. Pamjet e publikuara nga mediumet franceze tregojnë re tymi mbi Bejrutin jugor, ndërsa dëshmitarë okular paraqitën detonime të fuqishme.
Teheran - Irani, i cili me dekada ka marrëdhënie të tensionuara me SHBA-në, sot ka shprehur shpresë se zgjedhja e Donald Trampit do t'i mundësojë Uashingtonit t'i rihetojnë "qasjet e gabuara nga e kaluara". "Kemi përvojë shumë të hidhur me politikat dhe qasjet e qeverive të ndryshme amerikane", deklaroi zëdhënësi i diplomacisë iraniane Esmail Bagaj. Siç transmetoi agjencia zyrtare IRNA, ai i ka bërë apel Uashingtonit që t'i rihetojnë "qasjet e gabuara nga e kaluara".
Pekin - Presidenti kinez Si Xhinping e ka uruar Donald Trampin për fitoren zgjedhore në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Ai bën thirrje në "dialog dhe komunikim më të fuqishëm" mes Pekinit dhe Uashingtonit dhe thotë se "duhet të ketë mirëkuptim" mes dy vendeve. "Historia ka treguar se Kina dhe SHABA-ja përfitojnë nga bashkëpunimi dhe humbin nga konfrontimi", tha shefi i shtetit kinez në raportin që e ka transmetuar televizioni qendror kinez. "Marrëdhëniet amerikano-kineze stabile, të shëndetshme dhe të përhershme janë në pajtim të interesat e përbashkëta të dy vendeve dhe pritjet e bashkësisë ndërkombëtare", theksoi Si Xhinping.
Uashington - Shtëpia e Bardhë planifikon të dërgojë ndihmë ushtarake prej miliarda dollarëve për Ukrianën gjatë presidencës së Xhozef Bajden, i cili e braktis funksionin në janar. Siç kanë thënë prsona zyrtarë anonimë "dërgimi i ndihmës për Ukrainën përshpejtohet për përforcimin e qeverisë në Kiev para inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp më 20 janar". Tramp e ka kritikuar ndihmën e Bajdenin për Ukrainën, duke shkaktuar shqetësim për të ardhmen e mbështetjes amerikane për presidntn ukrainas Volodimir Zelenski, ndërsa republikanët e kontollojnë Shtëpinë e Bardhë, Senatin, ndoshta edhe Dhomën e përfaqësuesve.
Uashington - Ish presidenti amerikan Bill Klinton dhe bashkëshortja e tij si dhe ish sekretare shtetërore Hillari Klinton ia uruan fitoren kandidatit presidencial republikan Donald Tramp dhe kandidatit të tij për nënpresident Xhej Di Vens. Klintonët shfaqën shpresë se Trampi dhe Vens do të "qeverisin për të gjithë". Ata i lavdëruan edhe kandidatët demokratik për president dhe nënpresident Kamala Haris dhe Tim Valc, të cilët i mbështetën për "fushatën pozitive, progresive me të cilën të gjithë duhet të krenohen", raportoi Si-En-En.
Beograd - Futbollistët e Barcelonës realizuan fitore bindëse kundër Cërvena Zvezdës në Ligën e kampionëve, ndërkaq në atë ndeshje madje tubuan edhe rekord të klubit, të vjetër mbi 70 vite. Rezultati në fund të ndeshjes ishte bindës me 5:2, ndërkaq kjo ishte e mjaftueshme për rekord absolut në historinë 74-vjeçare të klubit. Barcelona është ekipi i vetëm i cili arriti të shënojë madje 55 gola në të gjitha ndeshjet në 16 ndeshjet e para të sezonit!