18:00 / 7 nëntor / 2024 /
Shkup - Anëtarët e Komisionit parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini sot janë mbledhur, por sërish nuk kanë mbajtur seancë. Deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska ka insistuar që në rend dite të kësaj seance të tretë të futet edhe Propozim-ligji për "branitellat", ndërsa kryetarja e Komisionit, Ilire Dauti nga Fronti Evropian sqaroi se kjo tani nuk është më e mundur sipas paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 176 nga Rregullorja përkatësisht se seanca e trupit punues amë për ligjin me procedurë të shkuruar thirret dhe fillon menjëherë, por jo më vonë se 24 orë e as më herët se gjashtë orë, ndërsa do të përfundojë në afat prej tre ditësh nga data e fillimit.
Shkup - Në prag të takimit të Bashkësisë politike evropiane që mbahet në Budapest, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ftesë të ministrit hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Peter Sijarto, ka marrë pjesë në mëngjes pune, ku ka këmbyer mendime për çështje aktuale globale dhe evropiane politike me shefat e diplomacive të vendeve tjera.
Shkup - Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme nuk ka iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 3 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e pëlqimit të ndërsjellë të dispozitës së shënuar në pikën 2 të këtij propozimi me nenin 7 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Karta e OKB-së, neni 14 nga Konventa evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe neni 26 i Paktit ndërkombëtar për liritë civile dhe politike.
Shkup - Me rastin e Ditës së veteranëve sot në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Institutit të mjekësisë transfuzive është mbajtur aksion për dhurimin e gjakut. Ky është aksioni i 16-të për dhurimin e gjakut ku përfshihen punonjës në ambasadë, përfaqësues të Armatës, punonjës të mediave, përfaqësues të BFI-së, administratës publike...
Shkup - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni sot mbajti fjalim në hapjen e projektit, "Forcimi i kapaciteteve institucionale në përballjen me krimin kundër trashëgimisë kulturore dhe krimit mjedisor" - IPA 2021. Siç bëri të ditur MPB, qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti po forcon kapacitetet institucionale për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore me fokus të veçantë krimet kundër trashëgimisë kulturore dhe mjedisit.
Shkup - Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gjoshevski sot pati fjalim hyrës në punëtorinë dyditore të TAIEX-it, kushtuar përmirësimit të transparencës dhe integritetit të Kuvendit, të organizuar dhe financuar nga Instrumenti për Ndihmë Teknike dhe Shkëmbim Informacionesh i Komisionit Evropian në bashkëpunim me Kuvendin.
Shkup - Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska sot mori pjesë në tryezën e rrumbullakët ministrore me temë: “Rritja e aktiviteteve për zvogëlimin e rrezikut nga zhvillimi i rreziqeve në mjedis”, organizuar në kuadër të Platformës Evropiane për Reduktimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë, që u mbajtë në Budva të Malit të Zi.
Shkup - Zbatimi i Agjendës reformuese është rrugë pa alternativë, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në Konferencën e organizuar nga “Miqtë e Evropës” në Bruksel. Në panelin e diskutimit dedikuar zgjerimit të BE-së, ministrja potencoi se kjo Qeveri për 5 muaj nuk mund ta kompensojë atë që ka munguar në 7 vitet e kaluara, periudhë në të cilën shumë mjete janë kthyer në fondet e BE-së për shkak të moszbatimit të projekteve.
Shkup – Në Shkup sot ishin gjetur dhe kthyer te prindërit dy fëmijë të humbur, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Fëmija i gjinisë mashkullore i moshës katër vjeçare, i cili ishte me trotinet dhe nuk fliste, sipas informacioneve të MPB-së, ishte gjetur në orën 11:50 në rrugën “Stefan Cvetkoviq” në Shkup, në afërsi të Bankës Popullore. “Rreth orës 14:30 fëmija ishte denoncuar si i zhdukur në Stacionin e Policisë Çair dhe shumë shpejtë pastaj në Stacionin e Policisë në Qendër u është dorëzuar prindërve”, qëndron në kumtesën e MPB-së.
Manastir - Vitin e ardhshëm do të zhvillojmë seriozisht projektin “Bli shtëpi për të rinjtë”, i cili duhet të mundësojë që të rinjtë të blejnë apo të ndërtojnë një shtëpi me çmime të volitshme, si dhe do të vazhdojmë me projekte në politikën banesore”, deklaroi zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski.
Tiranë - Kryeministri shqiptar Edi Rama, para fillimit të samitit të Komunitetit politik evropian në Budapest, me interesin e gazetarëve ka komentuar fitoren e Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA. "Mendoj se është bërë shumë zhurmë, ndoshta jo në mënyrën e duhur, për rikthimin e tij të mundshëm. Përvoja ime më thotë se kur ai ishte president dhe të gjithë thoshin se NATO do të dobësohej, NATO u bë më e fortë. Pra, le të shohim dhe të mos bëhemi histerikë para se të shohim realitetin. Nuk mendoj se kjo është domosdoshmërisht e keqe për Evropën, mund të jetë më mirë për Evropën. Zgjedhja e tij mund të jetë një mundësi e madhe për Evropën", tha Rama, raportojnë mediat shqiptare.
Tiranë - Kryesuesi me OSBE-në, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Jan Borg, nga data 10 deri më 13 nëntor do të vizitojë Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Turneun ballkanik ai do ta nisë nga Bosnje e Hercegovina, ku do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Elmedin Konakoviq, anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Kolegjiumin e dy dhomave të Parlamentit dhe kryesuesen me Këshillin e ministrave, Borjana Krishto.
Tiranë - Policia në vendkalimin kufitar "Qathanë" në kufirin shqiptaro-maqedonas, afër Strugës, zbuloi 1,8 tonë naftë të kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut, kumtoi Komisariati policor - Korçë. Janë arrestuar tre persona të moshës nga 27, 36 dhe 40 vjeç, të gjithë banues në Podgradec, nën akuzën “kontrabandë e mallrave të akcizës nga Maqedonia e Veriut”.
Zagreb - Njëra prej taekvondisteve më të suksesshme kroate, Hana Vlashiq ka ndërruar jetë papritur në moshën 22 vjeçare, publikoi sot Federata kroate e taekvondistëve. Krahas numrit të madh të medaljeve të arta shtetërore, Vllashiq në karrierën e saj fitoi titujt të kampionit evropian të kadetëve (2017) dhe kampionit të Evropës për xhuniorët (2019).
Athinë – Bisedë joformale në margjinat e Samitit të Bashkësisë Politike Evropiane në Budapest kishin presidentët e Turqisë dhe Qipros, Rexhep Taip Erdogan dhe Nikos Hristodulidis dhe kryeministrat e Greqisë dhe Shqipërisë, Kirjakos Micotakis dhe Edi Rama, sipas fotografive nga kabineti i kryeministrit grek dhe nga zëdhënësi i Qeverisë qipriote, që i publikoi në rrjetet sociale, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Paris - Ministria e Punëve të Jashtme të Francës sot kumtoi se muajin e kaluar thirri një diplomat të Koresë së Veriut për shkak të mbështetjes së Phenianit për pushtimin rus ndaj Ukrainës. Franca më 28 tetor thirri përfaqësuesin koreanoverior. E kemi bërë të qartë se një mbështetje e tillë nuk do të mbetet pa përgjigje, deklaroi zëdhënësi i MPJ-së së Francës, Kristof Lemoan.
Bruksel - Këshilli i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian miratoi kandidaturën e Marta Kos nga Sllovenia për komisare për zgjerim, njoftoi STA duke cituar burime anonime nga grupi politik "Ta ripërtërijmë Evropën". "Kandidatja sllovene për eurokomisare për zgjerim Marta Kos ka marrë dritën jeshile nga Këshilli i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian pas seancës së sotme", njofton STA.
Berlin - Një shtetas amerikan u arrestua në Frankfurt me dyshim për spiunim për Kinën, kumtoi prokuroria federale gjermane. I arrestuari dyshohet se ka ofruar informacione të ndjeshme nga ushtria amerikane për shërbimin e inteligjencës kineze. Deri para pak kohësh ai ka punuar për forcat e armatosura amerikane në Gjermani dhe në fillim të vitit ka kontaktuar me subjektet shtetërore kineze.
Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholc, për shkak të krizës politike në vend e anuloi pjesëmarrjen në Samitin e klimës në Azerbejxhan. Sholc nuk do të shkojë në Baku, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane. Konferenca COP29 fillon më 11 nëntor në Baku
Berlin – Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Nensi Fezer deklaroi sot se publiku nuk duhet të shqetësohet për sigurinë dhe qëndrueshmërinë pas rënies së koalicionit të qendrës së majtë. “Ne jemi dhe mbetemi plotësisht të aftë të veprojmë... Siguria e Gjermanisë kërkon edhe mbështetje më të fuqishme për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus. Këtu mund të bëjmë edhe më shumë”, theksoi Fezer.
Berlin - Presidenti i Gjermanisë Frank-Valter SHtajnmaer ka shkarkuar tre nga katër ministrat e Demokratëve të Lirë (FDP) në kabinetin e kancelarit Olaf Sholc pas rënies së koalicionit të qendrës së majtë. Shtajnmaer ia dorëzoi dorëheqjet ministrit të Financave, Kristian Lindner, ministrit të Drejtësisë, Marko Bushman dhe ministres së Arsimit, Betina Stark-Vatcinger në rezidencën e tij zyrtare Bellvi Palas. Ndërkohë, këshilltari për politika ekonomike të Sholcit, Jerg Kukies, mori konfirmimin e tij për emërimin ministër i ri i Financave.
Cyrih – Kur Trampi fitoi në vitin 2016 Evropa ishte befasuar plotësisht. Tani thotë se është më mirë e gatshme dhe përfaqësohet si optimiste. Por, a ka bazë për këtë?, shkruan gazeta ditore zvicerane “Noj Cirher Cajtung” (Neue Zürcher Zeitung). Gazeta thekson se përfaqësuesit e Evropës menjëherë kanë dërguar urime për zgjedhjen e Donald Trampit për president të SHBA-së, “por se protokolli diplomatik nuk mundet ta fshehë se në Bruksel ka trazira të mëdha”.
Londër - Britania e Madhe do të nënshkrujë marrëveshje me Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe me Kosovën për pengimin e aktiviteteve të bandave për kontrabandë të migrantëve, kumtoi Qeveria në Londër. Qëllimi i atyre partneriteteve, të llojit të njëjtë si ai që Londra e ka lidhur me Shqipërinë në fund të vitit 2022, është "të rritet këmbimi i informatave zbuluese dhe të shkatërrohen bandat kriminele kontrabanduese", thuhet në kumtesën e Dauning Strit.
Gazë – Të paktën 10 civilë janë vrarë sot, ndërsa 30 janë plagosur në bombardimin izraelit në një shkollë në të cilën janë akomoduar persona të zhvendosur në kampin refugjat Al Shati, në perëndim nga qyteti Gazë, transmeton agjencia palestineze e lajmeve. Al – Shati është shkollë fillore, e themeluar nga Agjencia e KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRVA), në të cilën për momentin janë akomoduar personat e zhvendosur.
Bejrut - Një grua ka humbur jetën në sulmin izraelit ku është goditur automjeti në autostradën e Bejrutit, deklaruan burime të sigurisë izraelite. Një burim zyrtar anonim deklaroi se edhe një burrë është lënduar. Automjeti u godit në autostradën midis Bejrutit dhe rrafshinën Beka dhe Siri. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, "droni i armikut gjuajti automjetin në Araja", në periferi të Bejrutit.