Mbape katër gola larg rekordit të Ronaldos
- Sulmuesi i Real Madridit, Kilian Mbape do të përpiqet ta thyejë rekordin e klubit të arritur nga Kristiano Ronaldo për nga numri i golave të shënuar në një vit kalendarik, deri në fund të dhjetorit.
Madrid, 5 dhjetor 2025 (MIA) – Sulmuesi i Real Madridit, Kilian Mbape do të përpiqet ta thyejë rekordin e klubit të arritur nga Kristiano Ronaldo për nga numri i golave të shënuar në një vit kalendarik, deri në fund të dhjetorit.
Sulmuesi francez ka shënuar 55 gola me fanellën e "Klubit mbretëror" këtë vit, katër më pak se rekordi prej 59 golash i vendosur nga Ronaldo në vitin 2013.
Me pesë ndeshje të tjera këtë vit, Mbape mund ta kalojë Ronaldon.
Real Madridi ka ende ndeshje në ligë edhe atë kundër Seltës, Alavesit dhe Sevilës, në Ligën e kampionëve kundër Mançester Sitit dhe një ndeshje në Kupën e mbretit.
Rekordin për numrin e golave në një vit kalendarik në nivel klubi dhe ndërkombëtar e mban Lionel Mesi i cili shënoi 91 gola në vitin 2012 me fanellën e Barcelonës dhe Argjentinës.
FOTO: EPA