Gashi u dorëzoi mirënjohje vullnetarëve të Kryqit të Kuq për kontributin pas zjarrit në Koçan
- Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot u dorëzoi mirënjohje vullnetarëve nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në shenjë të mirënjohjes për kontributin dhe mbështetjen e përgjithshme në tejkalimin e pasojave të shkaktuara nga tragjedia në Koçan, që ka ndodhur këtë vit më 16 mars. Mirënjohja u është dorëzuar si pjesë e aktivitetit në Parlament me rastin e 5 dhjetorit - Ditës botërore të vullnetarizmit.
Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot u dorëzoi mirënjohje vullnetarëve nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në shenjë të mirënjohjes për kontributin dhe mbështetjen e përgjithshme në tejkalimin e pasojave të shkaktuara nga tragjedia në Koçan, që ka ndodhur këtë vit më 16 mars. Mirënjohja u është dorëzuar si pjesë e aktivitetit në Parlament me rastin e 5 dhjetorit - Ditës botërore të vullnetarizmit.
Ile Mateniçarski nga Kryqi i Kuq - Koçan në deklaratë për mediat tha se vullnetarët janë heronj, shembull i vërtetë në komunitet dhe të gjithë duhet të ndjekin hapat e tyre.
"Vet mirënjohja që morëm sot paraqet mbështetje dhe njohje të madhe që njihemi dhe shihemi nga popullata dhe Parlamenti dhe paraqet udhërrëfyes për vullnetarët tanë për motivimin e tyre për suksese të mëtejshme", theksoi Mateniçarski.
Ai tha se dyert e Kryqit të Kuq janë të hapura, secili që dëshiron mund të bashkohet, e tërë kjo me qëllim që së bashku të bëjmë ndryshime shoqërore në bashkësi.

Kryetari i Kuvendit Gashi në deklaratë për mediume u përqëndrua në ngjarjen nga mëngjesi, kur deputetë dhe vullnetarë nga Kryqi i Kuq në Shkup kanë dalë së bashku në terren për të ndihmuar aty ku ka nevojë.

Siç u sqarua, aktivitetet kanë përfshirë paketimin dhe distribuimin e ndihmës humanitare, përkrahje të të pastrehëve, ndihmë të personave të moshuar dhe të pafuqishëm në kushte shtëpiake, aktivitete sociale për përkrahje të personave nga mosha e tretë, përkrahje për personat me pengesa në zhvillim, aktivitete promovuese nga sfera e ndihmës së parë dhe dhurimin e gjakut dhe aktivitete tjera humanitare dhe sociale në bashkësi.
"Së bashku me deputetët nga të gjitha partitë politike, të gjithë ata që donin të merrnin pjesë dhe kishin mundësi, u ndamë në disa grupe dhe ne, si deputetë, morëm pjesë aktive në vullnetarizëm dhe ishim pjesë e asaj armate vullnetarësh në vend, që është mbi pesë mijë. Dua të shpreh mirënjohjen time të madhe për ata që janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë njerëzit pa asnjë kompensim, por vetëm sepse duan të jenë njerëz, të mbeten njerëz dhe t'i ndihmojnë njerëzit kur më së shumti u nevojiten", shtoi Gashi, duke theksuar se kjo është hera e parë që po organizohet një ngjarje e tillë dhe shfaqi shpresë se do të ketë shumë të tjera në të ardhmen.
Ai përkujtoi se viti i ardhshëm i përkushtohet vullnetarizmit, por u bëri thirrje të gjithë deputetëve që vazhdimisht të tregojnë humanizmin.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti tha se dëshirojnë të dërgojnë porosi se vullnetarizmi është vlerë dhe kapital i çdo shoqërie, pra edhe shoqërisë sonë.
"Janë përfshirë rreth 20 deputetë, aq edhe kërkuam, pasi kapacitetet dhe mundësitë e hapësirave ku është bërë vullntarizmi përafërsisht atë e kërkojnë. Interesi ishte me të vërtetë në nivelin e nevojshëm", u përgjigj ai në pyetjen e gazetarëve.
Saiti ishte decid se dita festohet mes tjerash edhe për falënderim deri te vullnetarët për kontributin dhe punën e tyre dhe të nxitet dhe të përkujtohen aktorët në shoqëri, të cilët janë përgjegjës për vendimet në shtet, për ta përkrahur vullnetarizmin dhe përpjekjen e vullnetarëve.

"Sot fillojmë me nënshkrimin e deklaratës parlamentare për përkrahje të vullnetarizmit, nënshkrimin e deklaratave lokale nëpër komuna nga ana e kryetarëve të komunave dhe këshillave, dhe sigurisht, do të shkojë një kartë qytetare, e cila do të publikohet në ueb-faqen e Kryqit të Kuq. Secili qytetar do të mund gjatë vitit 2026 ta nënshkruajë, në kuptim të përkrahjes", shtoi Saiti. bsh/
Foto: MIA