Arabia Saudite njoftoi se një dron goditi një rafineri në Detin e Kuq
- Arabia Saudite njoftoi se një dron goditi rafinerinë shtetërore SAMREF në qytetin portual Janbu, të Detit të Kuq.
Riad, 1 mars 2026 (MIA) – Arabia Saudite njoftoi se një dron goditi rafinerinë shtetërore SAMREF në qytetin portual Janbu, të Detit të Kuq.
Ministria saudite e Mbrojtjes theksoi se po bëhet një vlerësim i dëmeve, pa zbuluar detaje të mëtejshme.
Sulmi vjen pasi dronët goditën dy rafineri nafte në Kuvajt.
Brenda natës, sulmet iraniane goditën gjithashtu kapacitetet e gazit natyror në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shkaktuar një rritje të ndjeshme të çmimeve globale.
Irani po hakmerret për sulmin e djeshëm izraelit në fushën e tij të gazit "Parsi jugit" (South Pars) në Gjirin Persik, të cilën e ndan me Katarin, transmetoi Tajms of Izrael. ls/
Foto: X