• петок, 20 март 2026

Çmimet e naftës janë rritur në 114 dollarë për fuçi, gazi është shtrenjtuar për 30 për qind, indekset evropiane në rënie

Çmimet e naftës janë rritur në 114 dollarë për fuçi, gazi është shtrenjtuar për 30 për qind, indekset evropiane në rënie

Nju-Jork, 19 mars 2026 (MIA) – Çmimet e naftës "Brent" sot janë rritur në më shumë se 114 dollarë për fuçi, ndërsa çmimet evropiane të gazit janë rritur për 30 për qind në nivelin më të lartë në tre vjet, pasi Irani filloi sulme ndaj infrastrukturës kyçe energjetike në Lindjen e Mesme.

Çmimi i naftës së papërpunuar në orën 9:30 është rritur në 97,189 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i naftës "Brent" është rritur për 6,45 për qind në 114,187 dollarë. Fjuçersat evropianë të gazit për muajin prill, në hapjen e bursës TTF në Amsterdam, u tregtuan me çmim prej 69,5 euro për megavat-orë, ndërsa në një moment e kaluan edhe 70,8 euro.

Irani nisi sulme me raketa në qytetin industrial të Katarit, Ras Lafan, një kompleks në të cilin ndodhet fabrika më e madhe e eksportit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në vend, ndërsa Katari transmetoi se sulmet shkaktuan dëme të mëdha, transmetoi Si-En-Bi-Si. Veprimi pasoi pas paralajmërimit të Teheranit për sulme ndaj impianteve energjetike në Katar, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi Izraeli bombardoi një impiant për përpunimin e gazit natyror në Iran.

Abu Dabi gjithashtu pezulloi punën në impiantet e saj të gazit në "Habshan" pasi raketat e kapura shkaktuan rënien e mbeturinave, ndërsa LNG-infrastruktura në Bahrein thuhet se u godit nga sulme të rënda me raketa.

Indekset evropiane janë kryesisht në rënie, ndërsa investitorët presin vendimet e Bankës së Anglisë dhe Bankës Qendrore Evropiane për normat e interesit, me një parashikim se të dyja bankat ka shumë gjasa t’i mbajnë normat në të njëjtin nivel për shkak të pasigurisë së madhe për ekonominë globale të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme. 

Indeksi i bursës së Frankfurtit DAX në orën 9:30 ka rënë për 2,06 për qind, në 23.020,50 pikë, ndërsa indeksi francez CAC 40 është ulur për 1,55 për qind, në 7.841,47 pikë. Indeksi britanik FTSE 100 ka rënë gjithashtu për 1,55 për qind, në 10.145,75 pikë, ndërsa indeksi i Moskës MOEX është rritur për 0,53 për qind, në 2.886,56 pikë.

Çmimi i arit ka rënë në 4.729,34 dollarë për uncë, ndërsa çmimi i grurit është rritur në 6,0581 dollarë për bushel. Vlera e euros ndaj dollarit në bursën valutore Foreks është 1,14545 dollarë, që është 0,02 për qind më shumë se në fillim të tregtimit.
 
Sipas të dhënave nga bursat amerikane, vlera e indeksit të aksioneve amerikane Dow Jonës në mbyllje të tregtimit të mërkuren ra për 1,63 për qind, në 46,225.15 pikë, S&P 500 për 1.36 për qind në 6,624.70 pikë, kurse vlera e indeksit Nasdaq për 1,46 për qind në 22,152.42 pikë. ls/

Foto: EPA

 

Остани поврзан