Ushtria amerikane ndaloi dhe konfiskoi një tanker iranian në Oqeanin Indian
- – Forcat ushtarake amerikane kapën një tanker për naftë nën sanksione në Oqeanin Indian pasi e ndiqnin nga ujërat e Karaibeve, njoftoi sot Pentagoni, duke shtuar se ky është operacioni i tillë i tretë.
Uashington, 24 shkurt 2026 (MIA) – Forcat ushtarake amerikane kapën një tanker për naftë nën sanksione në Oqeanin Indian pasi e ndiqnin nga ujërat e Karaibeve, njoftoi sot Pentagoni, duke shtuar se ky është operacioni i tillë i tretë.
Në kumtesën në Iks, Ministria amerikane e Mbrojtjes njoftoi se forcat e tij ishin ngjitur në anijen “Berta” gjatë natës, duke thënë se tankeri për naftë të papërpunuar ka bërë përpjekje të tregtojë edhe krahas sanksioneve në lidhje me Iranin.
“Berta”, që lundronte nën flamurin e Ishujve Kuk, ka lidhje me kompaninë për menaxhim me anije “Shangaj Legjendi Ship Limited” dhe është mjet i sanksioneve të vendosura në janar të vitit 2020, sipas Zyrës për kontroll të mjeteve të huaja të Ministrisë së Financave të SHBA-së.
Pozita e fundit e raportuar e anijes në sistemin për ndjekje në AIS ishte më 24 shkurt, kur lundronte në Oqeanin Indian në afërsi të Maldiveve, sipas të dhënave të “MarinTrafik”.
“Gjatë natës, forcat amerikane kryen një përgjim detar pa kundërshtim dhe hyrje të anijes ‘Berta’ në zonën e përgjegjësisë së Komandës së Paqësorit të SHBA-së (INDOPACOM). Anija veproi në kundërshtim me bllokadën e presidentit Tramp ndaj anijeve që shkonin në Karaibe dhe u përpoq të arratisej”, shkroi Pentagoni. “Ne e ndjekëm atë nga Karaibet në Oqeanin Indian dhe më pas e ndalëm.”
“Të gjitha tri anijet e tilla që deri më tani lundronin janë kapur”, shtoi Pentagoni pa dhënë detaje.
Paraprakisht këtë muaj, ministri i Mbrojtjes, Pit Hegset deklaroi se forcat ushtarake amerikane hipën në tankerin “Akvilla II”, ndërsa në janar SHBA-ja konfiskoi tanker për naftë të papërpunuar “Marinera” në lidhje me Venezuelën. fc/
Foto: Iks