Drejtoresha e muzeut Luvër dha dorëheqje
- – Drejtoresha e muzeut parisien Luvër, Lorens de Kar sot dha dorëheqje, pas vjedhjes në tetor të vitit të kaluar, kur ishin vjedhur stoli në vlerë prej rreth 88 milionë euro.
Paris, 24 shkurt 2026 (MIA) – Drejtoresha e muzeut parisien Luvër, Lorens de Kar sot dha dorëheqje, pas vjedhjes në tetor të vitit të kaluar, kur ishin vjedhur stoli në vlerë prej rreth 88 milionë euro.
Pallati Elise njoftoi se presidenti francez Emanuel Makron e pranoi dorëheqjen e de Kar.
Vjedhja spektakolare ka ndodhur të dielën në mëngjes, ndërsa stolitë e vjedhura, të cilat ende nuk janë gjetur, kanë rëndësi të paçmuar kulturore dhe historike. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s