Britania e Madhe me pako të re të sanksioneve ndaj Rusisë
- – Qeveria e Britanisë së Madhe sot solli pako të re të madhe të sanksioneve ndaj Rusisë.
Londër, 24 shkurt 2026 (MIA) – Qeveria e Britanisë së Madhe sot solli pako të re të madhe të sanksioneve ndaj Rusisë.
Sanksionet janë të drejtuara ndaj sektorit energjetik dhe ushtarak të Rusisë, me çka janë përfshirë 300 organizata, anije dhe persona fizikë.
Sanksione janë shpallur edhe ndaj kompanisë “Transneft” përmes së cilës eksportohet mbi 80 për qind e naftës ruse.
Britania e Madhe bëri të ditur se sanksionet kanë për qëllim ta pamundësojnë financimin dhe armatimin e armatës ruse. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s