Liderët e G7 e konfirmuan mbështetjen e fuqishme për Ukrainën
- – Liderët e G7 e përsëritën mbështetjen e palëkundur për Ukrainën në mbrojtjen e integritetit të saj territorial dhe të drejtës për ekzistencë.
Uashington, 24 shkurt 2026 (MIA) – Liderët e G7 e përsëritën mbështetjen e palëkundur për Ukrainën në mbrojtjen e integritetit të saj territorial dhe të drejtës për ekzistencë.
Në kumtesën, e publikuar në përvjetorin e katërt të fillimit të pushtimit rus mbi Ukrainë, mbështeten edhe përpjekjet e presidentit amerikan Donald Tramp për fillimin e procesit paqësor.
“Ne shprehim mbështetje të vazhdueshme për përpjekjet e presidentit Tramp për të arritur këto qëllime duke nisur një proces paqeje dhe duke i sjellë palët në negociata të drejtpërdrejta. Evropa duhet të luajë rol udhëheqës në këtë proces, së bashku me partnerë të tjerë”, thuhet në kumtesën e G7.
Gjithashtu, mbështeten premtimet e dhëna nga vendet anëtare të Koalicionit të të përgatiturve që të sigurojnë garanci të sigurisë për Ukrainën, si dhe sigurimin e ndihmës financiare për Kievin.
Në G7 marrin pjesë SHBA-ja, Kanadaja, Japonia, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s