• среда, 25 февруари 2026

Përsëri përleshje në kufirin afgan - pakistanez

Përsëri përleshje në kufirin afgan - pakistanez

Islamabad, 24 shkurt 2026 (MIA) – Ushtarët pakistanezë dhe afganë sot përsëri u përleshën në kufi. Islamabadi dhe Kabuli akuzohen mes vete për shkelje të armëpushimit, të arritur pas përleshjeve ndërkufitare vdekjeprurëse në tetor të vitit të kaluar. 

Sipas përfaqësuesit të autoriteteve pakistaneze Mosharaf Zaidi, ushtarët afganë filluan “granatim të paprovokuar” në zonat Torkam dhe Tirah dhe se “forcat pakistaneze të sigurisë u përgjigjën menjëherë dhe në mënyrë efikase, duke e heshtur agresionin e talebanëve”. Ai shtoi se provokimet e mëtutjeshme do të përballen me “përgjigje urgjente dhe të ashpër”.

Sipas zyrtarëve afganë, forcat pakistaneze hapën zjarr, ndërsa ushtarët afganë u përgjigjën. Përfaqësuesi i krahinës afgane Nangahrar, Zabihulla Nurani deklaroi se në të shtënat nuk ka viktima. 

Forcat pakistaneze para dy ditëve sulmuan kampet e talebanëve pakistanezë në pjesën lindore të Afganistanit, me çka humbën jetën 70 luftëtarë të “Tahrik e taliban Pakistan”, degë e Shtetit Islamik. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан