Toshkovski: Pyetja nuk është nëse, por kur Grubi do të përballet me drejtësinë në vendin tonë
- Shpresoj se personi në fjalë do të tregojë se është i gatshëm të përgjigjet para drejtësisë, të vijë të konfirmojë shprehjen se është i pastër si loti dhe se nuk ka bërë asgjë në dëm të shtetit dhe qytetarëve. Me shumë përgjegjësi pohoj, sipas të gjitha dëshmive që i kemi, nuk do ta ketë të lehtë të dëshmojë se është i pastër si loti, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski nga foltorja e Kuvendit, në përgjigje të pyetjes së deputetëve në lidhje me arratisjen e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi.
Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Shpresoj se personi në fjalë do të tregojë se është i gatshëm të përgjigjet para drejtësisë, të vijë të konfirmojë shprehjen se është i pastër si loti dhe se nuk ka bërë asgjë në dëm të shtetit dhe qytetarëve. Me shumë përgjegjësi pohoj, sipas të gjitha dëshmive që i kemi, nuk do ta ketë të lehtë të dëshmojë se është i pastër si loti, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski nga foltorja e Kuvendit, në përgjigje të pyetjes së deputetëve në lidhje me arratisjen e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi.
Sipas Toshkovskit, pyetja nuk është nëse, por pyetja është se kur personi në fjalë do të sillet para drejtësisë në vend.
"U befasova këndshëm nga deklarata e personit në fjalë se është në një udhëtim privat ose zyrtar dhe se do të qëndrojë vetëm për një kohë të shkurtër në një vend tjetër, jo në vendin që e ka ushqyer për një periudhë të gjatë të kohës. Unë ende shpresoj që ai person të tregojë virtyt dhe përgjegjësi, por edhe të jetë vërtet i gatshëm të përgjigjet para drejtësisë, të vijë të konfirmojë atë frazë që tha se është i pastër si loti dhe se vërtet nuk ka bërë asgjë për të dëmtuar shtetin dhe qytetarët. Unë me përgjegjësinë më të madhe pohoj se sipas të gjitha provave që kemi mbledhur deri më tani, dhe të gjitha atyre fakteve që janë konstatuar në kuadër të këtyre procedurave para hetimore dhe hetimore, nuk do ta ketë të lehtë të dëshmojë se është i pastër si loti", tha Toshkovski.
Ai theksoi se përveç këtyre fakteve, ka të dhëna edhe për fakte të tjera që janë në drejtim të krimeve të kryera epike.
"Ai do të ketë nevojë për një avokat virtuoz, i cili është ekspert në fushën e së drejtës penale, që të ketë sukses në krijimin e një teorie mbrojtëse. Dyshoj se teoria e mbrojtjes do të argumentohet në drejtim të asaj që mendoj se do të pasojë në të ardhmen, jo vetëm për këto fakte dhe prova, por ka indikacione për fakte të tjera, të cilat janë në drejtim të krimeve epike të kryera", shtoi Toshkovski.
Ai përkujtoi se për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi tashmë është lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar, është bërë komunikim dypalësh me të gjitha vendet fqinje, janë dorëzuar provat në drejtim të sigurimit të personit në fjalë dhe procedimit të duhur të tij te autoritetet në vendin tonë. sa/
Foto: printskrin