• сабота, 28 декември 2024

Risteski: Të gjitha marketet t'i shtojnë produktet bazë në shportë deri në fund të ditës, në të kundërtën do të ketë masa

Risteski: Të gjitha marketet t'i shtojnë produktet bazë në shportë deri në fund të ditës, në të kundërtën do të ketë masa

Prilep, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Nëse deri në fund të ditës, të gjitha marketet që janë paraqitur për shportën e Vitit të Ri nuk i shtojnë produktet bazë ushqimore, ndërsa në zinxhir janë 700, atëherë Qeveria do të jetë e detyruar të shkojë me vendim dhe masë që nuk është popullore në treg, por do të duhet për të mbrojtur standardin e qytetarëve, tha sot zëvendësministri i ekonomisë dhe punës Marjan Risteski në Prilep, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse janë shtuar produktet bazë në shportën e Krishtlindjes.

Sipas Risteskit, disa nga marketet janë përgjigjur dhe tashmë në shportën e Vitit të Ri kanë futur produktet bazë ushqimore, duke përfshirë vezët, vajin, sheqerin, qumështin dhe produktet e mishit.

"Pasi Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës u kanë treguar të gjithë shitësve me pakicë, gjegjësisht marketeve, të fusin edhe shtesë produkte ushqimore bazë që nuk janë përfshirë në shportë, por janë rritur çmimet e tyre, shoh që një numër i madh i marketeve janë përgjigjur me produkte shtesë, pra kemi rreth 50 produkte ushqimore, si produkte të qumështit, gjegjësisht djathë, mish, produkte mishi, vaj, vezë, kafe, sheqer etj. Me këtë mendoj se shporta e Vitit të Ri është edhe më e plotë", tha Risteski, i cili sot vizitoi qendrat ditore në Prilep për personat me paralizë cerebrale dhe Qendrën ditore për persona me aftësi të kufizuara “Zunica”.

Ai theksoi se deri në fund të ditës do të presin që të gjitha marketet e përfshira në aksion t'i vënë produktet bazë me zbritje të paktën 10 për qind. Nëse nuk e bëjnë këtë, paralajmëroi ai, do të ketë masa dhe vendime jopopullore të qeverisë.

"Inspektimi i tregut do të jetë non-stop në terren. Dhe nëse deri në fund të ditës kjo nuk ndodh në të gjitha marketet që janë regjistruar për shportën e Vitit të Ri, ndërsa në zinxhir janë 700, atëherë qeveria do të detyrohet të shkojë me një vendim dhe një masë që nuk është popullore në treg, por do të duhet të mbrojmë standardin e qytetarëve në këtë periudhë rreth Vitit të Ri dhe festave", tha Risteski.

Sipas zëvendesministrit të Ekonomisë dhe Punës, në ditët e para me aplikimin e masës për shportën e Vitit të Ri, ka pasur ulje të çmimeve të më shumë se 1100 produkteve, të mbuluara me aksionin, me të paktën 10 për qind.

"Por, ndryshe nga ata kemi pasur rritje të produkteve të tjera bazë që nuk janë përfshirë në shportën e Vitit të Ri. Tani janë shtuar edhe ato produkte dhe prandaj analiza në fund të ditës do të tregojë nëse Qeveria do të vazhdojë apo jo me masa", tha Marjan Risteski, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Punës.

Ai shpreson se pas shportës së Vitit të Ri, rezultati sipas statistikave do të jetë në favor të kursimeve në buxhetin e familjes mesatare të Maqedonisë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан