Tishner: Po shqyrtojmë të gjitha opsionet për linjat e reja ajrore
- Linjat ajrore po përballen me shpenzime të rritura për shkak të presioneve të inflacionit dhe ligjeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, por ne mund të absorbojml shpenzimet shtesë për të mbajtur fluturime të lira dhe për të stimuluar kërkesën, shprehet në intervistën për MIA-n Roland Tishner, drejtor ekzekutiv i Operacioneve në aviokompanin "Wizz Air".
Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Linjat ajrore po përballen me shpenzime të rritura për shkak të presioneve të inflacionit dhe ligjeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, por ne mund të absorbojml shpenzimet shtesë për të mbajtur fluturime të lira dhe për të stimuluar kërkesën, shprehet në intervistën për MIA-n Roland Tishner, drejtor ekzekutiv i Operacioneve në aviokompanin "Wizz Air".
Me Tishnerin buseduar pardje gjatë vizitës së tij në Shkup, me rastin e nisjes zyrtare të fluturimeve nga Aeroporti i Shkupit në Barcelonë, Lion dhe Shtutgart, për të cilat linja ajrore do të shfrytëzojë subvencione nga Qeveria jonë.
Sipas Tishnerit, udhëtarët mund të mbështeten absolutisht në fluturime të lira.
"Ne besojmë në fluturime të lira, në fakt i gjithë modeli ynë i biznesit bazohet në ofrimin e fluturimeve të lira për pasagjerët tanë. Linjat ajrore përballen me shpenzime në rritje për shkak të presioneve të inflacionit dhe ligjeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, por, sipas mendimit tim, ka dy mënyra për t'iu qasur këtij problemi. Njëra është të marrim të gjitha këto shpenzime shtesë dhe të rrisim çmimet për udhëtarët, por kjo nuk është mënyra se si duam të bëjmë biznes. Ajo që ne bëjmë, ne kemi flotën më të mirë të avionëve, flotën më të re me gjurmën më të ulët të karbonit në Evropë, ne gjithashtu kemi efikasitet të lartë operativ dhe si rezultat i gjithë kësaj ne mund të absorbojmë shpenzimet shtesë për të mbajtur fluturime të lira dhe për të stimuluar kërkesën", shprehet Tishneri.
Pas shpalljes së thirrjes së fundit për subvencione për linjat e reja ajrore nga Qeveria, Tishneri shprehet se po shqyrtojnë të gjitha mundësitë që mund të mbështeten për linjat e reja ajrore.
"Vazhdimisht kërkojmë mundësi të reja. Tani kemi publikuar tre destinacione të reja. Sa herë që kam ardhur në vend, më është bërë pyetja për Barcelonën, e cila është destinacion shumë i dëshirueshëm, këtu është edhe Lioni dhe Shtutgarti. Më vonë, mund të përfshijmë fluturimin Ohër-Bazel, por në përgjithësi po shikojmë të gjitha mundësitë që mund të mbështeten", bën të ditur Tishneri.
Ai vlerëson se skemat e mbështetjes së subvencioneve janë të dobishme për Qeverinë, ekonominë dhe qytetarët sepse po hapen destinacione të reja dhe po krijohen vende pune direkte dhe indirekte në vend.
Pas reduktimit të rrugëve për shkak të problemeve që lidhen me zinxhirët e furnizimit, veçanërisht për sa i përket motorëve GTF, ai thotë se me dërgesat e reja nga Airbus ata mund të kthejnë gradualisht flotën, të rrisin kapacitetin dhe disa nga destinacionet do të kthehen së shpejti.
"Ashtu si shumë linja të tjera ajrore, edhe e jona u prek nga probleme që lidhen me zinxhirët e furnizimit, veçanërisht në lidhje me motorët GTF. Ky lloj motori është më efikas në treg. Për shkak të problemeve të lidhura me prodhimin, shumë prej këtyre motorëve u tërhoqën për inspektim dhe kështu na u desh të parkonim një pjesë të flotës sonë. Kjo ka çuar në uljen e disa prej kapaciteteve tona, e si rrjedhjë edhe disa nga destinacionet për përdoruesit. Lajmi i mirë është se me dërgesat e reja nga Airbus, ne mund të rivendosim gradualisht flotën, të rrisim kapacitetin dhe disa nga këto destinacione mund të rikthehen së shpejti", shprehet Tishneri.
Me të biseduam edhe për mundësitë për zhvillimin e aeroporteve dhe rëndësinë e investimeve aktuale dhe të ardhshme në këtë drejtim.
"Kemi bashkëpunim afatgjatë me aeroportin e Shkupit, na pëlqen ky aeroport dhe jemi shumë të kënaqur me performancat. Ka një kufi të caktuar në infrastrukturën e aeroportit, e dini që ka një kufi në numrin e nisjeve në orë. Por aeroporti tashmë po investon në pajisje të reja, veçanërisht kur bëhet fjalë për sigurinë, për shembull, skanerët janë të vjetër dhe ka vetëm dy korsi, por ata po investojnë në skanera të rinj dhe shpresojmë se do të jenë në përdorim verën e ardhshme dhe do të rrisin kapacitetin, si rezultat supozoj se mund të rrisim edhe më tej kapacitetin. Ka investime të tjera afatgjata, për shembull mund të dini se ka kufizime të caktuara në uljet pas perëndimit të diellit, ato bëhen vetëm në një drejtim. Shkupi është
gjithashtu mjaft i mjegullt në dimër dhe ka ditë të caktuara kur duhet të ridrejtojmë operimet në aeroporte të tjera. Këto janë padyshim investime afatgjata, nuk mund të bëhen brenda natës, por me këto investime, mendoj se aeroporti do të kishte mundësi pothuajse të pafund për t'u zhvilluar", bën të ditur Tishneri.
Në kuadër të konkurrencës në treg, ai bën të ditur se ato garojnë me shumë aviokompani tradicionale dhe me buxhet të ulët.
"Jemi mësuar me këtë. Në fakt duam konkurrencë, kjo e bën aviokompaninë tonë më të fortë dhe më të mirë. Por, përkundër kësaj, ne kemi çmime më të mira, e njohim tregun më mirë, jemi të përkushtuar ndaj tregut maqedonas dhe jemi liderë të tregut këtu, gjë që padyshim na vë në pozitë më të mirë përballë konkurrencës", shprehet Roland Tishner, drejtor ekzekutiv dhe drejtor i operacioneve në "Wizz Air".
Në vazhdim e japim intervistën në tërësi:
Foto: MIA
gazetar: Lidija Velkovska
kameraman/ montazh: Asllan Vishko, Andrej Rabasoviq
përkthim nga gjuha angleze: servisi në gjuhën angleze