• среда, 25 декември 2024

Penalja ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Artan Grubit për masën e paraburgimit

Penalja ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Artan Grubit për masën e paraburgimit

Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Këshilli Penal në Gjykatën Penale Shkup duke vepruar sipas ankesës së bërë nga mbrojtja e Artan Grubit, i padisponueshëm për organet e ndjekjes, kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, ka marrë vendim me të cilin refuzohet ankesa e mbrojtjes dhe vërtetohet vendimi i gjykatësit të procedurës paraprake, me të cilin është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditë, njoftojnë nga Gjykata. 

 Më 17 dhjetor Gjykata Penale i caktoi paraburgim prej tridhjetë ditësh ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubit dhe ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, të cilët nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes. Ata kanë të bëjnë me hetimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, marrjes së ryshfetit dhe shpërdorimit të procedurës së thirrjes publike në rastin e Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 Grubi është në arrati pasi u shpall fajtor për korrupsion dhe keqëpërdorim të pozitës zyrtare. Informacionet e para tregojnë se ai është arratisur në Kosovë, por më vonë u pretendua se ai ndodhet në Shqipëri. Në arrati është edhe Bajrami, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për të dy. 

 Gjithashtu, kundër pjesëtarit të policisë i cili e lejoi Grubin të kalojë kufirin është parashtruar kallëzim penal. qa/

Foto: MIA

 

Тагови

Остани поврзан