• среда, 27 ноември 2024

Tetë të vdekur dhe 39 të shpëtuar në një fatkeqësi me emigrantë në afërsi të ishullit grek Samos

Tetë të vdekur dhe 39 të shpëtuar në një fatkeqësi me emigrantë në afërsi të ishullit grek Samos

Athinë, 25 nëntor 2024 (MIA) – Trupat e pajetë të tetë personave, prej të cilëve gjashtë fëmijë dhe dy gra ishin nxjerrë nga pjesa detare në veri të ishullit grek Samos në aksidentin e ri me emigrantë të cilët transportoheshin me varkë, përderisa në tokë ishin zbuluar dhe shpëtuar gjithsej 39 persona, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Sipas informacioneve nga shërbimi bregdetar i Greqisë në aksionin e shpëtimit marrin pjesë anije patrulluese dhe një anije shpëtimi, një aeroplan dhe një helikopter, si dhe forca tokësore. 

Policia në tokë ka zbuluar 36 persona, tre ishin shpëtuar nga pjesa e shkëmbinjve në plazh, ndërsa nga deti ishin nxjerrë tetë trupat. 

Deri më tani, nuk dihet numri i saktë i personave të cilët transportoheshin në varkë. fc/

Остани поврзан