• четврток, 18 јули 2024

Temperatura e liqenit të Ohrit është 26 gradë, ndërsa në atë të Prespës 25,5 gradë

Temperatura e liqenit të Ohrit është 26 gradë, ndërsa në atë të Prespës 25,5 gradë

 Shkup, 17 korrik 2024 (MIA)  - Temperaturat në tre liqenet natyrore në vend edhe më tej janë ende mbi mesataren për muajin korrik. Në  liqenin e Dojranit mëngjesin e sotëm janë matur 29,7 gradë, në liqenin e  Prespës 25,5, ndërsa në liqenin e Ohrit 26 gradë Celsius.

Në lidhje me nivelit të ujit, sipas matjeve hidrologjike të DPHM, Liqeni i Prespës dhe Ohrit janë sot një centimetër më të ulët se dje, ndërsa në liqenin e Dojranit nuk ka ndryshime.

 Nivelet e ujit të lumenjve nuk kanë shënuar ndryshime të mëdha krahasuar me ditën e djeshme.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан