• четврток, 18 јули 2024

Takimi i ministres Janevska me përfaqësues të Zyrës Programore të Këshillit të Evropës në Shkup

Takimi i ministres Janevska me përfaqësues të Zyrës Programore të Këshillit të Evropës në Shkup

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot realizoi takim me delegacionin  e Zyrës Programore të Këshillit të Evropës në Shkup të udhëhequr nga kreu Oleg Soldatov, fokusi i të cilit ishte përforcimi i kapaciteteve institucionale dhe politikave për ngritjen e gjithëpërfshirjes së sistemit arsimor, veçanërisht në përfshirjen  e kategorive të rrezikuara të qytetarëve.

Siç njofton MASH, të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e projekteve tashmë të filluara që synojnë sigurimin e qasjes së barabartë në arsim cilësor për nxënësit e komunitetit rom, duke pasur parasysh  se  të njejtit japin  efekt pozitiv.

"Ministrja Janevska informoi se në raportet e Bashkimit Evropian, Maqedonia është treguar si vend shembull i cili mban kujdes të veçant për popullsinë rome dhe mundësitë për arsimim, duke theksuar se shkalla e regjistrimit të romëve në arsimin e mesëm është 94 për qind, përkatësisht mbi mesataren europiane 90%, si dhe shkalla e përfundimit të arsimit të mesëm, e cila është mbi 87 për qind, për dallim  nga mesatarja europiane e cila është 50 për qind", njoftoi MASH.

Në takim u theksua se me ndryshimet në ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm të cilat së shpejti do të jenë lëndë e debatit publik, akoma me shumë do të përforcohet kujdesi për nxënësit e komunitetit etnik rom, përmes përfshirjes së asistentëve pedagogjik  në arsimin fillor dhe medijatorëve arsimor  rom në arsimin e mesëm të cilët do të kujdesen për regjistrimin e fëmijëve në shkollë, parandalimin e ikjesë së të rinjëve dhe përvetësimin më të lehtë të materies mësimore. fc/

Fotografia: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Остани поврзан