• сабота, 28 септември 2024

Takimi bilateral i ministrit Pançe Toshkovski me kolegun hungarez Shandor Pinter

Takimi bilateral i ministrit Pançe Toshkovski me kolegun hungarez Shandor Pinter

Shkup, 27 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka zhvilluar në Ohër takim bilateral me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Hungarisë, Shandor Pinter.

Në takim, siç njofotn MPB-ja u diskutuan disa çështje me interes të përbashkët të dy vendeve, veçanërisht bashkëpunimi në luftën kundër migracionit ilegal dhe krimit të kontrabandës me njerëz.

"U theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qendrës së Trajnimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shkollës së Policisë Hungareze për Zbatimin e Ligjit në fushën e zhvillimit të trajnimeve të përbashkëta", njoftoi MPB-ja.

Ministri Pinter i bëri ftesë ministrit Toshkovski që të marrë pjesë në konferencën e ardhshme të ministrave të punëve të brendshme në kuadër të Procesit të Budapestit, e cila do të mbahet në Budapest në nëntor të këtij viti. mb/

Foto: MPB

Остани поврзан