• недела, 12 мај 2024

Të punësuarit në FSSH në protestë paralajmëruese, grevë e përgjithshme nëse nuk u harmonizohen pagat

Të punësuarit në FSSH në protestë paralajmëruese, grevë e përgjithshme nëse nuk u harmonizohen pagat

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Të punësuarit në Fondin për sigurim shëndetësor sot mbajnë protestë paralajmëruese me kërkesë për harmonizim të pagave me rritjen e pagës minimale. Në protestë para Fondit të shëndetësisë është porositur se nëse nuk u plotësohet kërkesa nga 1 qershorit do të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Branko Axhigogov, kryetar u Organizatës sindikale të FSSHM, tha se nëse deri më 15 maj nuk ndërmerret asgjë do të fillojnë fillimisht çdo ditë në të gjitha qytetet nga një deri në dy orë me protestë paralajmëruese.

"Seancën e kaluar nga e premtja, pika jonë për harmonozim të pagave tona konform Ligjit për pagë minimale është anuluar në kohë të pacaktuar gjegjësisht pas zgjedhjeve, siç e dini në periudhën e kaluar, të punësuarit grevojnë me qëllim që t'u mbetet paga e njejtë, vendimi i zbatuar nga Qeveria pas grevës i përket asaj që pagat na mbeten të njejta deri më 31 maj, koha kalon dhe na kanë mbetur edhe 30 ditë derisa të mësojmë sa do ta kemi ne rrogën", sqaroi Axhigogov.

Shtoi se bëhet fjalë për harmonizim me 2.392 denarë për person dhe se edhe pse në dukje duken si pak para, bëhet fjalë për detyrim ligjor, i cili duhet të plotësohet  

Në mënyrë plotësuese, kërkojnë që të miratohet edhe pika vlerësuese, që të ruhen ato paga që i kanë. Thonë se janë të zhgënjyer nga sjellja e këshillit drejtues të Fondit, sepse anëtarët sipas tyre, nuk kanë dashur të votojnë barazim të pagave në takimin që është mbajtur nga fundi i javës së kaluar, kur pika për harmonizim të pagave është hequr nga rendi i ditës dhe është lënë për pas zgjedhjeve.   

Të punësuarit në FSSHM, gjithashtu kërkojnë që Këshilli drejtues i Fondit të shkarkohet plotësisht dhe të vendoset i ri, për shkak se tre nga anëtarët kanë qenë pensionistë dhe me mandate të përfunduara.

Para tre muajve, Fondi për shëndetësi ka hyrë në grevë për shkak të rrezikut se pagat do t'u zvogëlohen për 21 për qind, megjithatë qeveria ka marrë vendim që ata të mbeten të pandryshuara pas së cilës greva është ndërprerë.  mb/

Foto: MIA

Остани поврзан