Të paktën dhjetë të vdekur, mes tyre edhe fëmijë, në një sulm artilerie në Jemenin verior
- ë paktën 10 persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe gjashtë fëmijë, dhe më shumë se 30 janë plagosur në granatimet me artileri të një fshati në Jemenin verior, infornojnë përfaqësuesit zyrtarë. Qeveria jemenase ka fajësuar drejtpërdrejt rebelët Huthi të mbështetur nga Irani për kryerjen e sulmit.
Aden, 16 mars 2026 (MIA) - Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe gjashtë fëmijë, dhe më shumë se 30 janë plagosur në granatimet me artileri të një fshati në Jemenin verior, infornojnë përfaqësuesit zyrtarë. Qeveria jemenase ka fajësuar drejtpërdrejt rebelët Huthi të mbështetur nga Irani për kryerjen e sulmit.
Sipas Ministrisë së Informacionit, objektivi i sulmit ishte një grup qytetarësh të mbledhur për iftar - gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Incidenti ndodhi në provincën Haxhah, e cila është nën kontroll të ndarë midis rebelëve dhe qeverisë së njohur ndërkombëtarisht me seli në Aden.
Përfaqësuesit e Huthëve deri më tani kanë refuzuar të komentojnë rastin, ndërsa rrethanat e sulmit mbeten të paqarta.
Përplasjet në Haxhah janë pjesë e një lufte civile të gjatë që filloi në vitin 2014, kur Huthët pushtuan kryeqytetin, Sana. Për shkak të konfliktit dhe ndërhyrjes ushtarake të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, vendi po përballet një krize të rëndë humanitare. Programi Botëror për Ushqim i KB-së (SPP) ka paralajmëruar se ekonomia është në prag të kolapsit dhe uria është një dukuri e përditshme në veri të vendit.
Autoritetet lokale druajnë se numri i të viktimave do të rritet, pasi më shumë persona janë në gjendje kritike.
Foto: Arkivi